Pedagogia Enkelejda Olldashi, iu bashkua sot marshimit në mbështetje të studentëve, duke folur për protestën, të rinjtë dhe mungesën e komunikimit të ndërsjellë me qeverinë.
Në një prononcim për mediat, ajo tha se pedagogët duhej të kishin dalë krah studentëve që ditën e parë.
Të lidhura
None found
Sipas Olldashit, bashkimi i tyre shërben për t’u bërë të qartë të rinjve se pedagogët qëndrojnë pranë tyre dhe mbështesin kërkesat e kauzën e tyre.
Olldashi e përshkroi komunikimin e kryeministrit Edi Rama si monolog, jo si dialog. Ajo ironizoi se Rama e luan shumë mirë rolin e një “one-man show” dhe se ndoshta një ditë mund të rikthehet në Akademinë e Arteve.
Ajo rikujtoi gjithashtu se kryeministri i sotëm ka qenë vetë protestues dhe është rrahur. Olldashi theksoi se nuk është pjesë e “oborrit perandorak” të tij, ndërsa shtoi se lëvizja e të rinjve, përtej protestës dhe revoltës, duhet të shërbejë edhe për të nxitur ndërgjegjësimin dhe reflektimin; për këtë, sipas saj, Rama duhet të jetë mirënjohës.
Duke iu drejtuar gazetarëve, pedagogia tha se ata kanë qenë syri i shqiptarëve dhe ngriti pyetjen se çfarë po ndodh.
Ajo përsëriti se pedagogët duhej të ishin në shesh që në ditën e parë dhe se thirrja për t’u bashkuar kishte si qëllim t’u tregonte studentëve se janë pranë tyre dhe në mbështetje të tyre.






