Modelja australiane, Sahara Ray, e cila në vitin 2016 u përfol për lidhjen me këngëtarin Justin Bieber, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. Sipas raportimeve të mediave, ajo dyshohet se ndërroi jetë pas një mbidoze me fentanil, vetëm disa muaj pasi ishte bërë nënë për herë të parë.
Modelja u dërgua me urgjencë në një spital në Los Angeles, ku u mbajt në aparatura. Familjarët e saj morën vendimin e vështirë që ta shkëputnin nga aparaturat. Nëna e saj, Gretchen Bach, e kujtoi Saharan si një grua të re plot pasion dhe dashuri për familjen, modën, vajzën e saj Snow dhe sërfin.
Ajo falënderoi gjithashtu të gjithë ata që i kanë mbështetur në këtë periudhë të vështirë. Përveç karrierës në modeling, Sahara kishte folur publikisht edhe për problemet e saj shëndetësore. Në prill të vitit 2024, ajo zbuloi se vuante nga sindroma Guillain-Barre, një sëmundje e rrallë autoimune që prek nervat periferikë.
Sipas asaj që kishte treguar vetë modelja, problemet shëndetësore nisën pas një aksidenti, kur u godit nga një makinë. Gjendja i shkaktoi paralizë të pjesshme dhe e detyroi të përdorte karrocë me rrota për një periudhë.



