Dyshohet se i vendosën tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen 2 persona
Dy persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë nga Policia e Vlorës, pasi dyshohen se janë autorët që vendosën tritolin në makinën e administratorit të Njësisë Administrative Shushicë.
Sipas raportimeve të policisë, janë vënë në pranga Shkëlqim Malaj, 41 vjeç, dhe Ervin Skorovoti, 43 vjeç, të cilët dyshohet se më 19 tetor, në fshatin Llakatund, i kanë vendosur lëndë plasëse automjetit në pronësi të shtetasit I. B., 29 vjeç.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2026, rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, ku u dëmtua me lëndë plasëse automjeti në pronësi të shtetasit I. B., organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Return”.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve:
* Sh. M., 41 vjeç;
* E. S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë.
Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.
Rama: Të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit, do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur të shlyejnë dëmin
Tubimi para Kryeministrisë, studentë të tjerë i bashkohen protestës (VIDEO)
Avokati i Popullit: 118 persona në Bllokun e Sigurisë, 6 të mitur mes tyre, ankesa për dhunë dhe mbipopullim
- 12:10 Rama: Të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit, do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur të shlyejnë dëmin
- 12:05 Sejko: Depozitat bankare janë të sigurta, sistemi financiar vijon normalisht pavarësisht tensioneve
- 11:59 Tubimi para Kryeministrisë, studentë të tjerë i bashkohen protestës (VIDEO)
- 11:59 Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi
- 11:50 Avokati i Popullit: 118 persona në Bllokun e Sigurisë, 6 të mitur mes tyre, ankesa për dhunë dhe mbipopullim
- 11:23 Studentët refuzojnë sërish dialogun me Ramën, heqin karriget e vendosura para Kryeministrisë