ISHP: Tetë raste të reja me HIV/AIDS në shtator, dy persona kanë humbur jetën

Instituti i Shëndetit Publik raportoi se gjatë shtatorit u identifikuan tetë raste të reja me HIV/AIDS. Të gjithë të prekurit janë meshkuj.

Katër prej tyre janë 30-39 vjeç, ndërsa grupmoshave 15-19, 20-29, 40-49 dhe 50-59 vjeç u përket nga një person.

Të lidhura

None found

Gjatë muajit u regjistruan edhe dy vdekje. Bëhet fjalë për persona të raportuar më herët si raste me HIV, përkatësisht në vitet 2015 dhe 2018; të dy ishin në grupmoshën 40-49 vjeç.

Të dhënat e rasteve të raportuara deri më 30.09.2026 tregojnë se në vitin 2026 janë regjistruar gjithsej 49 raste me HIV/AIDS. Në Maqedoni, për periudhën 1987–2026, numri kumulativ arrin në 778 persona: 144 kanë ndërruar jetë, 520 jetojnë ende me HIV/AIDS dhe 114 figurojnë të humbur për ndjekje, pasi kanë emigruar.


Quantcast