Joshua Kimmich humbet të atin, Bayern Munichu pa të ndaj Arsenalit

Joshua Kimmich nuk do të luajë me Bayern Munichun në përballjen e së mërkurës mbrëma kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve, pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Berthold Kimmich, në moshën 57-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga kampionët gjermanë përmes një njoftimi të shkurtër të publikuar pasditen e së mërkurës.

Të lidhura

None found

Klubi bëri me dije se mesfushori nuk do të jetë në përbërjen e skuadrës për takimin e sotëm me Arsenalin, për shkak të një humbjeje në familjen e tij të ngushtë.

Bayern Munichu kërkoi që privatësia dhe dhimbja e Kimmichut të respektohen, ndërsa iu bëri thirrje mediave të mos publikojnë pyetje apo raportime të tjera lidhur me këtë çështje.

“I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta Joshua Kimmichut dhe njerëzve të tij të dashur”, thuhej në komunikatën e klubit.

Një ditë më parë, Bayerni kishte njoftuar se Kimmich nuk mori pjesë në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes për arsye personale.


Shtuar më 21.10.2026 12:12

Quantcast