“Do t’i ndjekim këmba-këmbës ata me kapuçë”, Rama: Regjistër për njerëzit e dhunshëm, do iu mbyllet aksesi në aeroporte

21 Tetor 2026 | 12:21

Kryeministri Edi Rama i cilësoi aktet e dhunës në protestën e 8 ditëve në Shqipëri si të orkestruara nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm, me synimin për të destabilizuar Shqipërinë dhe vende të tjera të Evropës.

Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, Rama deklaroi qeveria do të nxjerrë shumë shpejt paketën e masave siç kanë bërë vende të tjera ku synohet edhe ngritja e një regjistri për njerëzit e dhunshëm të cilëve do t’u mohohen aksesi në hotele dhe aeroporte.

“Do nxjerrim një orë e më parë paketën e masave dhe do bëjmë deanonimizimin e profileve që nxisin dhunë, do t’i ndjekim këmba-këmbës ata që rrinë me kapuçë. Do të shkojë fatura në familje për çdo gjë që bën një i mitur, e bëri Italia e Franca dhe do ta bëjmë edhe ne. Do të vendosim në një regjistër të veçantë të dhunshmit. Do t’u mbyllim shumë aksese në mjetet e transportit, aeroporte, hotele.

Do të bashkëpunojmë dhe e kemi nisur punën edhe me vendet e BE për t’u ndaluar aksesin të udhëtojnë. Dhuna nuk ka vend në Shqipëri. Dialogu, shkëmbimi i ideve, ballafaqimi i argumenteve, rrugët e reja që na shërbyen në protestën e jashtëzakonshme në 2018-ën, që ishin studentë e pedagogë. Jo si këta që para se të jenë pedagogë, janë flamurtarë partie dhe thyejnë karriget te kryeministria”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit, do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur të shlyejnë dëmin

Kryeministri Edi Rama i cilësoi aktet e dhunës në protestën e 8 ditëve në Shqipëri si të orkestruara nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm,...
12:10 | 21/10/2026

Sejko: Depozitat bankare janë të sigurta, sistemi financiar vijon normalisht pavarësisht tensioneve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka garantuar qytetarët për sigurinë e depozitave të tyre bankare, pavarësisht tensioneve të ditëve të fundit dhe incidenteve...
12:05 | 21/10/2026

Protestat në Tiranë, 320 të lënduar në 9 ditë, mes tyre 192 efektivë policie dhe 92 protestues

320 persona janë raportuar të lënduar gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 21 tetor 2026, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore...
11:18 | 21/10/2026