Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 9-të e revoltës, studentët dhe pedagogët protestë para Kryeministrisë

Dhuna policore – qytetari me krahun e nxirë: Më kanë goditur me një bisht lopate, më thanë mos fol se të mbytëm

12:08, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një protestën e sotme para kryeministrisë ku kërkohet largimi i Edi Ramës ishte i pranishëm edhe një qytetar që kishte rënë pre e dhunës barbare policore një ditë më parë.

Syri tv: Çfarë ju ka ndodhur?

Qytetari: Ishim duke ikur në shtëpi tek zona e medresesë, se e kam shtëpinë andej nga 5 maji. Më ka ndjekur policia nga mbrapa. U ndala tek stacioni i autobusit. Me kane goditur. I thash policit a do më çosh në spital. Me tha pusho se të mbyta fare. Kam ecur zvarrë nja 2 mijë metra deri sa kam gjetur një taksi e kam shkuar tek spitali ushtarak. Aty më thanë pusho se do të të vrasim vare se u ankova unë se me kanë rrahur. Edhe para 5 ditësh me kanë goditur këtu tek ura e Lanës në qendër. Këtu na morën me ambulancë e në çuan në spital. Mbrëmë më kanë goditur e më kanë lënë aty. Më kanë goditur me një gjë që ngjante me një bisht lopate, nuk ishte shkop gome. Ishte një polic ai që më goditi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco