Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 9-të e revoltës, studentët dhe pedagogët protestë para Kryeministrisë

‘Klikë e tmerrshme hajdutësh’/ Pedagogu kundër dialogut me Ramën: Pas 15 vitesh pa transparencë, tani është qesharake

11:45, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogu u shpreh në mbështetje të protestës dhe bojkotit, duke e cilësuar reagimin e pedagogëve si një veprim që duhej të kishte ndodhur më herët.

Ai hodhi poshtë mundësinë e dialogut me qeverinë, duke argumentuar se për 15 vite nuk ka pasur transparencë dhe se dialogu nuk mund të bëhet vetëm kur situata arrin në këtë pikë.

“Kjo është tradhtia ndaj njerëzve që të kanë votuar, ndaj popullit, ndaj demokracisë dhe ndaj sistemit”, deklaroi pedagogu, i cili e mbylli reagimin e tij me akuzën ndaj qeverisë: “Kjo është një klikë e tmerrshme hajdutësh”.

Fjala e tij:

Është gjëja më normale që duhet të kishte ndodhur kohë më përpara, në fakt, në mbështetje të protestës kryesore që ndodhi, por ka ardhur momenti që ndërgjegjësimi ka arritur aty ku duhet dhe po bëhet ajo e duhura.

Është qesharake, karriget, aktet e fundit të një drame gati tragjike, me shumë problematika, e cila, kur e shikon që ka ardhur fundi, atëherë kërkon të luajë aktin e saj të fundit, që është qesharak. Nuk ka dialog, përderisa nuk ka pasur dialog për 15 vjet, si mund të ketë dialog tani? Dialogu është gjithmonë me transparencë. Të bësh transparencë, që është çelësi nevralgjik i demokracisë. Ai këtë e ka shkelur me këmbë. Dialogu me popullin bëhet kur populli të jep votën dhe ti shkon, bën dialog me ta dhe bën premtimet që do të mbash, dhe pastaj u kthen kurrizin dhe nuk bën transparencë. Kjo është tradhtia ndaj njerëzve që të kanë votuar, ndaj popullit, ndaj demokracisë dhe ndaj sistemit.

Kjo është një klikë e tmerrshme hajdutësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco