Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 9-të e revoltës, studentët dhe pedagogët protestë para Kryeministrisë

Akuzat janë rënduar, Qyno: SPAK akoma nuk ka nisur asnjë shkresë kuvendit për arrestimin e Ballukut

11:13, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Elton Qyno i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka shpjeguar akuzat e reja ndaj Belinda Ballukut.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, Qyno tha se akuzat ndaj ish zëvendëses së Edi Ramës janë shtuar.

Flavio Qarri: Do të përpiqemi të kuptojmë pozicionin juridik të Belinda Ballukut me kolegun Elton Qyno.  Edhe Igli Tare është marrë zyrtarisht i pandehur. Pra prokuroria e mori sërish të pandehur Ballukun dhe ajo është sërish e lirë.

Elton Qyno: Në fakt jo vetëm që u rënduan por edhe u shtuan. Dhe jo vetëm që u shtuan por një akuzë është përsëritur dy herë. Një akuzë është përsëritur 9 herë siç është ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Apo paracaktimi i garave në tendera apo në ankande publike, korrupsioni pasiv i funksionarit publik, korrupsioni pasiv i personit të zgjedhur, është dy here si vepër penale dhe pas saj vijmë tek pjesa tjetër.

Flavio Qarri: Sa akuza ka Balluku?

Elton Qyno: Ka 5 akuza.

Flavio Qarri: Jo flas edhe me këto që përsëriten...

Elton Qyno: Në total i bie 13 akuza. Tani shiko. Akuza më rëndë aty është pjesa e korrupsionit. Dy akuzat. Korrupsioni i kryer ndaj funksionarëve publike dhe korrupsioni i kryer ndaj funksionarëve të zgjedhur. Pra që është pjesa kulminante dhe që është subjekt totalisht i SPAK. Një akuzë tjetër e rëndë është edhe pastrimi i produkteve të veprës penale për të cilën SPAK ka mbajtur një standard të njëjtë për caktimin e masave te sigurisë siç është arresti në burg.

Dhe rasti konkret. Tashmë që prej ditës së djeshme i është komunikuar akuza zyrtare e pastrimit të parave, nuk kemi një masë sigurimi, Nuk kemi qoftë edhe një arrest shtëpia, nuk kemi një kërkesë për t’ju drejtuar kuvendit për të marrë një autorizim për të vijuar më pas në gjykatë dhe për të proceduar me një masë sigurimi. Pastaj shkojmë edhe tek akuza fundore, siç është fshehja e pasurisë. Sepse zonja në fjalë, edhe pse. Siç pretendon SPAK-u ka jetuar në një nga vilat e blera nga Igli Tare, por që nga ana tjetër kjo ka jetur dhe e ka përdorur. Kjo e ka patur detyrimin për ta deklaruara këtë përdorim. Dhe një gjë të tillë nuk e ka bërë në formularin e deklarimit të pasurisë dhe në këto kushte i është shtuar edhe një akuzë tjetër siç është fshehja e pasurisë.

Sigurisht që sot, prokuroria ka komunikuar edhe akuzën ndaj ish futbollistit Igli Tare. Është njeriu që ka lejuar dhënien me qera tek zonja Bushi e cila më pas, pasi ka marrë vilën tek Tare, këtë vilë ja ka transferuar Ballukut për të jetuar.

Flavio Qarri: A ja hodhi Belinda Balluku, apo u rëndua pozita e saj?

Elton Qyno: Aktualisht Belinda Balluku ka në fuqi vetëm një masë sigurimi, siç është kufizimi i daljes jashtë shtetit, sepse masa tjetër, juridikisht edhe de facto ka rënë. Siç është masa e pezullimit nga detyra, sepse ajo u shkarkua, ka ikur nga posti. Pavarësisht se ajo vijon të manovrojë në prapaskenë shumë fort dhe drejton një pjesë shumë të mirë të administratës shtetërore. Por, dalim tek pyetja juaj, nëse ja hodhi apo nuk ja hodhi, për sa i përket masës sepse tani fillon edhe pjesa e diskutimit gjyqësor në gjykatë ku në fund është gjykata që e ndan shapin nga sheqeri dhe nuk është prokuroria. Ajo ka provat e veta, ka pretendimet e veta. Prokuroria deri tani nuk i është drejtuar kuvendit të shqipërisë për të kërkuar një autorizim me qëllim arrestimin sepse gjithmonë është në pritje të një hetimi dhe të mbledhjes së të gjitha provave. Tashmë kur janë mbledhur të gjithë provat, prokuroria ka dalë ditën e djeshme me një akuzë zyrtare. Dhe kur prokuroria i ka ndryshuar statusin juridik kësaj zonje nga person nën hetim në të pandehur  dhe nesër në dërgimin e dosjes në gjyq, sigurisht që i lind e drejta për të dërguar një kërkesë të dytë në kuvend. Dhe aq më tepër i lind e drejta për faktin se kemi dy akuza të tjera të shtuara. Pra nëse ne rastin e parë, shkoi vetëm me një akuzë prokuroria e posaçme siç ishte pabarazia në tendera dhe  ankandeve publike. Tashmë vijmë me akuza të rënda të shtuara të cilat prokuroria në rastin paralel siç ishte Arben Ahmetaj, për akuzën e korrupsionit pasiv të personave të zgjedhur dhe pastrim parash kërkoi arrest ne burg.  Dhe në rastin konkret, i njëjti post apo i njëjti funksionar publik, të njëjtat akuza  nuk kemi akoma një kresa nga SPAK. Kjo nuk e pengon prokurorinë që edhe kur çeshtja të jetë në gjyq ti drejtohet kuvendit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco