• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

by A R
21/10/2026 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u ka përcjellë një mesazh sigurie qytetarëve shqiptarë lidhur me depozitat e tyre bankare, duke theksuar se, pavarësisht tensioneve të krijuara në vend dhe incidenteve të regjistruara ndaj disa bankomateve gjatë protestave, sistemi bankar dhe financiar ka vijuar të funksionojë normalisht, ndërsa bankat paraqiten të mirëkapitalizuara dhe me nivele të mira likuiditeti.

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin me kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, Sejko bëri të ditur se Banka e Shqipërisë ka vijuar të kryejë të gjitha funksionet e saj operacionale, duke i kushtuar vëmendje të veçantë funksionimit të sistemit të pagesave dhe qarkullimit të parasë fizike, me qëllim garantimin e vijimësisë së shërbimeve financiare për qytetarët dhe bizneset.

“Ne si Bankë e Shqipërisë i kemi pasur në funksionim të gjitha sistemet tona operacionale, përfshirë sistemin e pagesave dhe qarkullimin e parasë fizike, pasi fokusin kryesor e kemi pasur pikërisht te këto funksione operacionale. Edhe funksionet e tjera kemi vijuar t’i kryejmë normalisht, si në çdo kohë”, deklaroi guvernatori Sejko.

Ai nënvizoi se, pavarësisht tensionit dhe presionit të krijuar mbi sistemin bankar dhe financiar, qytetarët nuk duhet të kenë shqetësime për sigurinë e depozitave të tyre, duke theksuar se gjendja e bankave dhe kapacitetet e tyre financiare krijojnë kushtet për vijimin normal të aktivitetit.

“Ajo që kemi dashur të theksojmë është se, pavarësisht tensionit dhe presionit në sistemin bankar dhe financiar, depozitat e qytetarëve janë të sigurta. Bankat janë të mirëkapitalizuara dhe kanë një likuiditet shumë të mirë”, u shpreh Sejko.

Në vijim të deklaratës së tij, guvernatori theksoi rëndësinë që ka ruajtja e funksionimit të sistemit bankar, duke argumentuar se ky sektor është thelbësor për aktivitetin ekonomik dhe për jetën e përditshme të qytetarëve, pasi përmes tij kryhen pagesat, mbështeten bizneset dhe mundësohet qarkullimi i parasë në ekonomi. Sipas Sejkos, çdo cenim i sistemit bankar dhe financiar do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset, duke krijuar vështirësi që do të ndikonin në funksionimin e përditshëm të ekonomisë. Për këtë arsye, ai theksoi se është e rëndësishme që veprimtaria e këtij sektori të vijojë pa ndërprerje, pavarësisht situatave të tensionuara.

“Sistemi bankar është në funksion të qytetarëve dhe bizneseve. Cenimi i sistemit bankar dhe i sistemit financiar i dëmton drejtpërdrejt bizneset dhe qytetarët, si dhe krijon problematika që kanë të bëjnë me jetën e gjithkujt. Prandaj, ne duam që ky sistem dhe kjo industri të vijojnë pa ndërprerje operativitetin, sepse, në të kundërt, pasojat do të ishin negative”, përfundoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Next Post
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t'i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In