Banderola me sharrë elektrike zemëron Barcelonën, bën ankesë në UEFA
Barcelona pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në UEFA në lidhje me tifonë e shpalosur nga tifozët e Paris Saint-Germain para ndeshjes së tyre të javës së tretë të Ligës së Kampionëve në UEFA në “Parc des Princes” të martën në mbrëmje.
Tifozët e PSG-së pas një porte krijuan një banderolë gjigante të një burri të maskuar me fanellë të PSG-së që shkatërronte logon ikonike të Barcelonës me një sharrë elektrike, sipër fjalëve “Masakër, në stilin parizien”.
Imazhi duket se është frymëzuar nga personazhi “Leatherface” nga seriali Texas Chainsaw Massacre, një person mizor dhe i çmendur që vret viktimat e tij të papritura me një sharrë elektrike dhe krijon maska fytyre nga lëkura e tyre.
I zbuluar vetëm pak çaste para se të fillonte ndeshja mes dy palëve, fishekzjarrët dilnin gjithashtu përmes banderolës për të simuluar shkëndijat që vinin nga sharra elektrike.
Mediumet spanjolle SPORT dhe ESPN raportuan se burime brenda klubit të Barcelonës ishin tejet të pakënaqura me koreografinë e tifozëve. Sipas tyre, njëri nga burimet e përshkroi atë si “tepër agresive dhe fyese”.
Lamtumirë kartonëve tradicionalë? Futbolli provon teknologjinë e re
Ten Hag: Ronaldo zhgënjeu Manchester Unitedin
UEFA i jep FIFA-s një afat deri më 2 nëntor për të publikuar dokumentet lidhur me planin e Infantino-s
- 12:26 Disa protestues ngjiten në shkallët e Kryeministrisë, tentojnë të godasin me karriget e dialogut derën kryesore
- 12:21 “Do t’i ndjekim këmba-këmbës ata me kapuçë”, Rama: Regjistër për njerëzit e dhunshëm, do iu mbyllet aksesi në aeroporte
- 12:10 Rama: Të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit, do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur të shlyejnë dëmin
- 12:09 Dyshohet se i vendosën tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen 2 persona
- 12:05 Sejko: Depozitat bankare janë të sigurta, sistemi financiar vijon normalisht pavarësisht tensioneve
- 11:59 Tubimi para Kryeministrisë, studentë të tjerë i bashkohen protestës (VIDEO)