Disa protestues ngjiten në shkallët e Kryeministrisë, tentojnë të godasin me karriget e dialogut derën kryesore

21 Tetor 2026 | 12:26

Një pjesë e protestuesve janë ngjitur në shkallët e Kryeministrisë dhe, duke marrë karriget që kryeministri Edi Rama kishte vendosur për dialog, kanë tentuar të godasin derën e Kryeministrisë.

Menjëherë pas këtij veprimi nga studentët, ka ndërhyrë policia, e cila i ka zbritur poshtë dhe i ka bashkuar me pjesën tjetër të protestuesve.

Situata gjatë ditës së sotme ka qenë e qetë deri në këto momente. Që prej orës 10:00, studentët dhe pedagogët kanë nisur protestën nga Universiteti Politeknik, duke marshuar drejt Kryeministrisë, ku vijojnë të qëndrojnë edhe në këto momente.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit, do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur të shlyejnë dëmin

Kryeministri Edi Rama i cilësoi aktet e dhunës në protestën e 8 ditëve në Shqipëri si të orkestruara nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm,...
12:10 | 21/10/2026

Dyshohet se i vendosën tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen 2 persona

Dy persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë nga Policia e Vlorës, pasi dyshohen se janë autorët që vendosën tritolin në makinën e administratorit...
12:09 | 21/10/2026

Tubimi para Kryeministrisë, studentë të tjerë i bashkohen protestës (VIDEO)

Studentët marshuan të mërkurën nga Universiteti i Politeknikut drejt Kryeministrisë, aty ku kanë thyer dhe larguar karriget e vendosura në mënyrë simbolike për të dytën...
11:59 | 21/10/2026