Aktualitet

“Kishim informacion për skenarë më të këqij”, Rama: U provokua një tjetër 21 janar, por ne kemi vijë të kuqe. Edhe ata me kapuç janë fëmijët e këtij vendi

Kryeministri Rama, në një takim me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë, u shpreh se në këtë protestë të fundit u provokua përsëritja e 21 janarit.

“Nga protesta e studentëve në 2018-ën ne nxorëm shumë mësime. Jemi gati të bashkëpunojmë kur kjo histeri t’ia lërë vendin logjikës. Jam gati të flas me kritikët, por jo me kritikët në media që nxisin dhunë. Në asnjë vend tjetër nuk ka ekrane që nxisin dhunë dhe nuk distancohen.

Në Itali quhen vandalët e vegjël, kurse këtu janë heronjtë e lëvizjes pseudo studentore. Kemi qenë të vetëdijshëm se kjo do të jetë një test i madh karakteri. Kemi pasur informacion për skenarë më të këqij, për të provokuar një tjetër 21 janar. Kemi qenë të vetëdijshëm për këtë. Kemi neutralizuar edhe sulm me dron me eksploziv ndaj kryeministrisë.

Këtu ka qenë vijë e kuqe për të gjithë, edhe ata që janë me kapuç janë fëmijët e këtij vendi, të verbër e të braktisur ndoshta edhe nga familja e vet, por janë fëmijët e këtij vendi. Është e frikshme të shohësh sesi nëpër ekrane njerëz që përfaqësojnë opinionin publik akuzojnë policinë e shtetit për shumë disproporcionale”, u shpreh Rama mes të tjerash.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.