Rama: Banka e Shqipërisë nuk u sulmua as në ‘97, po përballemi me radikalizimin e të rinjve

21 Tetor 2026 | 12:35

Kryeministri Edi Rama tha se ajo që po ndodh me protestat në Shqipëri nuk duhet të krahasohet me trazirat e vitit 1997, pasi, sipas tij, vendi ndodhet në një kontekst krejtësisht të ndryshëm.

Në një takim me drejtuesit e sistemit bankar të mërkurë, Rama u shpreh se ajo që po ndodh lidhet me radikalizimin e një pjese të të rinjve, si dhe me ndikimin e elementëve të brendshëm dhe të jashtëm. Ai argumentoi se situata e krijuar në një zonë të kufizuar në qendër të Tiranës nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve shqiptarë.

“Është tepër e rëndësishme të kuptojmë se ajo që po ndodh nuk ka lidhje me fantazmat e së kaluarës dhe as me vitin 1997. Sot jetojmë në një realitet tjetër. Kemi të bëjmë me njerëz që përpiqen të imponojnë botën e tyre me gurë, zjarr, kërcënime dhe trysni, duke e kthyer një perimetër në qendër të Tiranës në një skenë ku shfaqen persona të maskuar që përballen me policinë”, u shpreh kryeministri.

Ai u ndal te sulmi ndaj Bankës së Shqipërisë gjatë protestave, duke theksuar se institucioni nuk ishte prekur as gjatë trazirave të vitit 1997.

 “Jo gurin që ka kthyer në objekt sulmi Bankën e Shqipërisë, e cila nuk është sulmuar në vitin 1997, edhe pse nuk kishte banka të tjera. Banka të tjera ishin Sudja dhe Xhaferri. Banka e Shqipërisë nuk është prekur as në vitin 1997 dhe sot është prekur me gur. Ne do të adresojmë të gjitha problematikat duke nxjerrë detyrat që kanë të bëjnë me avancimin e mëtejshëm të ligjit që sot në qeveri e kemi kaluar për në Parlament për strehimin social të përballueshëm, ku sigurisht do të na duhet edhe bashkëpunimi me ju”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa protestues ngjiten në shkallët e Kryeministrisë, tentojnë të godasin me karriget e dialogut derën kryesore

Një pjesë e protestuesve janë ngjitur në shkallët e Kryeministrisë dhe, duke marrë karriget që kryeministri Edi Rama kishte vendosur për dialog, kanë tentuar të...
12:26 | 21/10/2026

Rama: Të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit, do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur të shlyejnë dëmin

Kryeministri Edi Rama i cilësoi aktet e dhunës në protestën e 8 ditëve në Shqipëri si të orkestruara nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm,...
12:10 | 21/10/2026

Dyshohet se i vendosën tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen 2 persona

Dy persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë nga Policia e Vlorës, pasi dyshohen se janë autorët që vendosën tritolin në makinën e administratorit...
12:09 | 21/10/2026