Thursday / October 22 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Banka Lajmet Kryesore Nga Vendi

Sejko: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta, sistemi bankar vijon normalisht aktivitetin

Share Share Icon

Drejtuesit e institucioneve bankare kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Financave dhe Ekonomisë. Në fokus të diskutimeve ishte situata e krijuar në vend dhe garantimi i vijimësisë normale të funksionimit të sistemit bankar nga ngjarjet e protestave.

Në nisje të takimit, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, garantoi bizneset dhe qytetarët se sistemi bankar vijon operimin normal dhe do të vazhdojë t’u përgjigjet kërkesave të ekonomisë dhe qytetarëve, në funksion të vijimësisë së aktivitetit të përditshëm.

Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë i ka pasur në funksion të gjitha sistemet operacionale, përfshirë sistemin e pagesave dhe qarkullimin e parasë fizike. Sipas tij, edhe funksionet e tjera të institucionit kanë vijuar të kryhen normalisht në çdo kohë.

“Banka e Shqipërisë, siç jeni në dijeni, i ka pasur në funksion të gjitha sistemet operacionale, përfshirë sistemin e pagesave dhe qarkullimin e parasë fizike. Edhe funksionet e tjera kemi vijuar t’i kryejmë normalisht në çdo kohë.

Pavarësisht tensionit dhe presionit në sistemin bankar, ashtu siç kemi nënvizuar edhe në komunikimet tona, depozitat janë të sigurta. Asnjë ngjarje nuk i cenon depozitat e qytetarëve. Bankat janë të mirëkapitalizuara dhe kanë likuiditet të mirë.

Sistemi bankar dhe bankat janë në funksion normal të bizneseve dhe qytetarëve.

Dëmtimi apo cenimi i sistemit bankar dhe financiar cenon drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset. Krijon problematika që kanë të bëjnë me jetën e gjithsecilit, veprimtarinë dhe vazhdimësinë e aktivitetit të tyre.

Shqetësimi ynë është që kjo industri të vijojë pa ndërprerje aktivitetin, pasi pasojat do të ishin zinxhir në të gjithë ekonominë”, nënvizoi Guvernatori Gent Sejko.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Mungesë mësuesish dhe mjekësh në BE; në Shqipëri, 95% e bizneseve hasin vështirësi në rekrutim

Mësuesit, profesionistët e shëndetësisë dhe specialistët e teknologjisë së informacionit janë profesionet me mungesat më të mëdha të fuqisë punëtor...

4 hours më parë 4 Min Lexim

Paralajmëroi më herët për klimën e biznesit, Dhoma Amerikane: Pasiguria po dëmton investimet

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur shqetësimin për përkeqësimin e klimës së biznesit dhe pasojat që zhvillimet e fundit në ...

4 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!