Aktualitet

Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit…

Pas një ore që pedagogët dhe studentët qëndruan para Kryeministrisë, ata kanë vijuar marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Ministrisë së Arsimit.

Pedagogët kanë bojkotuar mësimin për të mbështetur studentët në kërkesat e tyre si dhe janë kundër dhunës që po bëhet ndaj të rinjve.

Te Ministria e Arsimit bashkohen edhe protestues të tjerë, aty ku zakonisht ka dhe përplasje mes tyre dhe policisë.

Sot është dita e dytë e marshimit paqësor nga ana e pedagogëve, ndërkohë shënohet dita e tetë e protestës e cila ka qenë e dhunshme.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.