Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dënoi të mërkurën komentet “e papranueshme” të liderëve të huaj lidhur me protestat e 17 tetorit në Francë, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, fajësoi emigracionin për trazirat.
Duke folur për gazetarët në Doha, Macron akuzoi liderët e huaj që përballen me zgjedhje se po shfrytëzojnë trazirat për përfitime politike.
“Kur shoh liderë që bëjnë fushatë në rajon apo në anën tjetër të Atlantikut, ata po bëjnë fushatë në kurrizin tonë”, tha ai, pa e përmendur Trumpin me emër.
Deklaratat e tij erdhën pasi Trump pretendoi të martën se shkaku i trazirave ishte emigracioni dhe jo pakënaqësitë lidhur me arsimin.
“Nuk ka të bëjë me arsimin. Ka të bëjë me emigracionin”, tha Trump.
Demonstratat nisën si një lëvizje studentore që kërkonte financim më të mirë për shkollat, përpara se t’u bashkoheshin sindikatat dhe grupe të tjera për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës.
Macron tha se Franca do të marrë të gjitha masat e lejuara me ligj për të parandaluar trazirat gjatë protestave të tjera të planifikuara për të shtunën, më 24 tetor. Ai përmendi shtetrrethimet dhe kufizimet për grumbullimet publike, të vendosura tashmë pas akteve të dhunës.
“Ata që duan të shkaktojnë trazira në qendrat e qyteteve të shtunën e ardhshme do të pengohen”, tha ai.
Ai shtoi se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk ishte e nevojshme në këtë moment, duke argumentuar se ligjet ekzistuese u japin autoriteteve kompetenca të mjaftueshme, por la të hapur mundësinë e marrjes së kësaj mase nëse rrethanat e kërkojnë.
Macron dënoi gjithashtu “manipulimin e informacionit nga jashtë” pas trazirave, duke thënë se inteligjenca artificiale ishte përdorur për të krijuar imazhe të rreme.
“Kemi parë imazhe të krijuara nga inteligjenca artificiale që paraqisnin skena që nuk kanë ndodhur kurrë në Francë. Disa kanë pretenduar se vendi ynë është pushtuar nga turma emigrantësh dhe islamistësh, gjë që është krejtësisht e pavërtetë”, tha ai.
Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së
Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur
- 13:21 Vrasja e dyfishtë në Kamëz, Ngushëllim Manzi lihet në burg
- 13:02 Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së
- 12:51 Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite
- 12:48 Rama: Synuam të provokonin policinë për një tjetër “21 Janar”, kush rri aty me ata në protestë nuk do paqen
- 12:46 58 të arrestuarit në protestë para Gjykatës, lirohen 22 prej tyre
- 12:41 Pas qëndrimit te Kryeministria, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit