Kukës, jetesa në Shëmri, Hasan Brija tregon për punën aktivitetin e tij

Bujqësi | 11 minuta më parë

Vjeshta duket se e ka veshur Shemërinë me ngjyrat e saj, duke i dhënë peizazhit natyror një bukuri të veçantë.

Hasan Bria është një prej banorëve që jeton në Shemëri dhe ka zgjedhur të shfrytëzojë të mirat që ofron ky vend. Për të, Shemëria është një zonë që u jep mundësi atyre që kanë dëshirë të punojnë. Ai thotë se këtu ka ajër të pastër dhe një jetë më të qetë, ndërsa ata që kanë vendosur të qëndrojnë, mund të ndërtojnë një të ardhme të mirë.

“Nuk jam keq, jam mirë. Merrem me bletët, me ndonjë lopë e me punë të tjera. Bletët i kam prej disa vitesh. Sivjet nuk ka qenë vit shumë i mirë, sepse netët e ftohta kanë ndikuar dhe nuk kanë prodhuar sa vitet e tjera, por prapëseprapë për ne është një gjë e mirë.”

Sipërfaqen e tokës së tij, Hasani e ka mbjellë me pemë të ndryshme, duke i kushtuar kohë dhe përkushtim në çdo stinë. Ai e përsërit shpesh se në Shemëri mund të jetohet mirë.

“Për të jetuar në Shemëri është mirë. Këtu ke mundësi të merresh me blegtori dhe me bujqësi. Shkolla e mesme është këtu. Ky vend të jep mundësi për shumë gjëra. Kemi rrush, arra, hurma e shumë prodhime të tjera. Jetohet shumë rehat dhe kemi prodhim të mirë.”

Për Hasanin, jeta në këtë fshat është e lidhur ngushtë me tokën dhe punën e përditshme. Mes pemëve dhe bukurive që ofron natyra, ai vazhdon të kujdeset për tokën e tij, duke besuar se puna mbetet çelësi për të jetuar mirë në zonat rurale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme