Zelensky: Ukraina është e gatshme të ngrijë konfliktin përgjatë vijës së frontit dhe të nisë negociatat me Rusinë

21 Tetor 2026 | 14:10

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi të mërkurën se Ukraina është e gatshme të ngrijë konfliktin përgjatë vijës aktuale të frontit dhe të kalojë drejt negociatave diplomatike, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Në një intervistë për televizionin amerikan Fox News, Zelenskyy tha se më pas Kievi synon të kërkojë garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane.

“Po. Tani për tani duhet ta ngrijmë konfliktin dhe mendoj se kjo është një mënyrë reale për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha ai, duke shtuar se armëpushimi është minimumi që Ukraina pret nga Rusia.

Ai tha se më pas Kievi do t’u drejtohet presidentit amerikan dhe liderëve evropianë për të kërkuar garanci sigurie, duke theksuar se paqja dhe siguria janë përparësitë më të rëndësishme.

I pyetur nëse Ukraina do të pranonte të hiqte dorë nga rajoni i Donbasit në këmbim të përfundimit të luftës, Zelenskyy hodhi poshtë pretendimin se Rusia po fiton në fushën e betejës. Sipas tij, Moska po përpiqet t’i bëjë presion Kievit që të tërhiqet nga territoret e veta.

“Në vitin 2026, ata nuk kanë pasur sukses. Nuk po fitojnë në fushën e betejës”, pretendoi ai.

Zelenskyy pranoi se ukrainasit janë lodhur nga lufta, por theksoi se vendi nuk mund të heqë dorë thjesht nga territoret e tij.

Ai përsëriti se negociatat duhet të nisin nga pozicionet aktuale në fushën e betejës, ndërsa një plan paqeje duhet të hartohet përmes diplomacisë.

Presidenti ukrainas e cilësoi gjithashtu si “produktive” takimin e një dite më parë në Oslo të Norvegjisë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff.

Ai falenderoi kryeministrin norvegjez për organizimin e bisedimeve, ku morën pjesë edhe liderë evropianë dhe zyrtarë amerikanë, përfshirë Jared Kushnerin, i cili u bashkua në distancë.

Zelenskyy tha se diskutimet u përqendruan te hapat e mundshëm drejt paqes dhe shprehu shpresën se takimi i Witkoffit në Rusi do të sillte një përgjigje.

Sipas tij, hapat e parë të mundshëm për uljen e tensioneve mund të përfshijnë armëpushime që mbulojnë sigurinë ushqimore, aktivitetet detare dhe infrastrukturën energjetike.

Zelenskyy tha se e kishte mbështetur menjëherë idenë e një armëpushimi në sektorin energjetik, të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Shpresoj që sot, brenda pak orësh, të kemi disa rezultate”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacioni i fshehtë në Itali për lëvizjen dhe riciklimin e parave, 30 të arrestuar dhe mbi 21 milionë euro të sekuestruara

Në kuadër të një hetimi të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Prokurorisë së Milanos një rrjet financiar i paligjshëm, i përdorur nga organizatat mafioze për...
09:24 | 21/10/2026

Francë, Belgjikë, Spanjë, Itali, Portugali dhe Shqipëri protesta të dhunshme dhe tensione! Pse po protestojnë të rinjtë në Europë

Vala e protestave të nxënësve, studentëve dhe mbështetësve të tyre tashmë është shtrirë nga Franca, Belgjika, Italia, Portugalia, Spanja, Greqia dhe Austria deri në Shqipëri....
08:25 | 21/10/2026

Policia zbardh detajet e para të ngjarjes në Tiranë, 46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës (EMRI)

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku një person është...
21:34 | 20/10/2026