Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat e dhunshme/ Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur. Ndalohet edhe 33-vjeçari për sulmin ndaj Komisariatit nr.3

    “Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

    Protestat/ Rama: Policia nuk hyn mes turmës për të bërë balet, por për të goditur ata që e sulmojnë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestat/ Rama: Policia nuk hyn mes turmës për të bërë balet, por për të goditur ata që e sulmojnë
    Lajmet e fundit

    Protestat/ Rama: Policia nuk hyn mes turmës për të bërë balet, por për të goditur ata që e sulmojnë

    October 21, 2026
    Protestat/ Rama: Policia nuk hyn mes turmës për të bërë balet, por për të goditur ata që e sulmojnë

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Policia në Shqipëri është treguar shumë profesionale gjatë përballjes më protestuesit e dhunshëm.

    Rama tha se qëllimi ka qenë që të mos dëmtohet askush, pasi sipas tij, edhe ata që dalin me kapuç në protestë, janë fëmijë të këtij vendi.

    Shefi i Qeverisë u bëri thirrje atyre që janë kundër dhunës që të mos dalin nëpër protesta, pasi sipas tij, policia hyn mes turmës jo për të bërë balet, por për të goditur protestuesit e dhunshëm që e sulmojnë.

    Një kritikë Rama e kishte edhe për ekranet e disa mediave në Shqipëri, për të cilat tha se mbështesin dhunën. Për protestuesit e dhunshëm, kryeministri theksoi se në Itali përdoret shprehja ‘vandalët e vegjël’, ndërsa në Shqipëri i kthejnë në heronj.

    “Edhe ata që janë me kapuç, janë fëmijët e këtij vendi. Janë të verbër, të manipuluar, të braktisur, por janë fëmijët e këtij vendi. Dhe është e frikshme të shohësh sesi nëpër ekrane njerëz që marrin përsipër të përfaqësojnë opinionin publik akuzojnë Policinë e Shtetit për dhunë disproporcionale. Në Francë raporti është 1 me 2.5. Pra një polic i plagosur, 2.5 qytetarë të lënduar. Në Itali 1 me 2. Në protestat e tjera, në Spanjë përshembull, raporti ka shkuar edhe 1 me 4 apo 1 me 6. Në Shqipëri raporti është i përmbysur. Në tre të lënduar, dy janë polic. Policia nuk futet në turmë për të bërë balet, por për të goditur ata që e godasin. Prandaj ata që janë kundër dhunës, të distancohen nga këto tubime. Pjesëmarrja në tubim i mbuluar, do të jetë në konflikt me ligjin. E gjithë Europa demokratike është nën këtë sulm. Tani ne i kemi edhe shembujt. Kemi pritur t’i bëjnë ata më parë, që të mos thoshin po shtrëngojnë liritë demokratike”, tha mes të tjerash Rama.

    deklarata e Ramës dhuna në protesta Edi rama përdorimi i forcës përplasjet me policinë policia e shtetit Protesta të dhunshme protestat në Shqipëri protestat në Tiranë Protestuesit reagimi i policisë rendi dhe siguria siguria publike sulmet ndaj policisë zhvillimet politike në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat e dhunshme/ Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur. Ndalohet edhe 33-vjeçari për sulmin ndaj Komisariatit nr.3

    October 21, 2026

    “Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

    October 21, 2026

    Protestat/ Rama: Policia nuk hyn mes turmës për të bërë balet, por për të goditur ata që e sulmojnë

    October 21, 2026

    Vrau 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi të tretin, Gjykata e Tiranës lë në burg Ngushëllim Manzin

    October 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.