Protesta në Tiranë, arrestohen 11 persona, 7 të tjerë procedohen në gjendje të lirë
11 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimit në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy të mitur.
Policia e Tiranës bën me dije se ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë protestës.
Ndërkohë, në lidhje me sulmin ndaj Komisariatit të Policisë Nr. 3, është identifikuar dhe ndaluar një 33-vjeçar me inicialet E. K., i dyshuar se gjatë tubimit të zhvilluar tri ditë më parë ka dëmtuar me sende të forta ambientet e komisariatit.
Sipas Policisë, gjatë incidenteve, godina e komisariatit dhe punonjësit e Policisë u sulmuan me lëndë piroteknike, gurë dhe bomba molotov. Si pasojë, në godinë u shkaktua zjarr dhe dëmtime materiale, ndërsa u dëmtuan edhe 10 punonjës policie.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Personat e përfshirë po hetohen për disa vepra penale, mes tyre shkatërrimi i pronës, shkatërrimi i pronës me zjarr, goditjet për shkak të detyrës, kundërshtimi i punonjësve të Policisë, pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme dhe shkelja e rregullave për lëndët plasëse e djegëse.
Protesta te Ministria e Arsimit vijon pa tensione, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë, i refuzojnë (VIDEO)
Berisha: Nuk ka asnjë element të ANTIFA-s në protestë, lëvizja është kundër vjedhjeve të Ramës
Vrasja e dyfishtë në Kamëz, Ngushëllim Manzi lihet në burg
- 14:17 Protesta te Ministria e Arsimit vijon pa tensione, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë, i refuzojnë (VIDEO)
- 14:10 Zelensky: Ukraina është e gatshme të ngrijë konfliktin përgjatë vijës së frontit dhe të nisë negociatat me Rusinë
- 13:59 Berisha: Nuk ka asnjë element të ANTIFA-s në protestë, lëvizja është kundër vjedhjeve të Ramës
- 13:53 Protesta në 50 qytete në të gjithë Greqinë: Mijëra nxënës, studentë dhe mësues në rrugë
- 13:41 BE nën mesataren historike të magazinimit të gazit, Komisioni Evropian garanton sigurinë e furnizimit për dimrin
- 13:22 Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë