Wednesday / October 21 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Faturat e energjisë, ERE propozon kufi 3-mujor për faturimin pa lexim të matësit

Share Share Icon

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka propozuar rregulla të reja për faturimin e energjisë elektrike në rastet kur mungojnë përkohësisht të dhënat e matësve, duke vendosur një kufi maksimal prej tre muajsh për përdorimin e vlerave referuese.

Projektmetodologjia, e bashkëlidhur vendimit nr. 287, datë 8 tetor 2026, publikuar kete te marte përcakton mënyrën e llogaritjes së konsumit kur matësi është i dëmtuar, nuk funksionon sipas kushteve teknike ose kur të dhënat e matjes janë të paarritshme. Sipas dokumentit të ERE-s, faturimi me vlerë referuese do të përdoret kur të dhënat faktike mungojnë për më shumë se një muaj. Kjo mënyrë faturimi nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj dhe ndërpritet sapo të sigurohen leximet reale.

Metodologjia parashikon që fatura të llogaritet fillimisht mbi bazën e konsumit të regjistruar në të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Në mungesë të kësaj të dhëne, furnizuesi do të përdorë mesataren mujore të konsumit gjatë 12 muajve të fundit. Për kontratat me histori më të shkurtër, përllogaritja do të mbështetet te muajt për të cilët ekzistojnë matje faktike.

Klientët që nuk kanë asnjë të dhënë të regjistruar të konsumit do të faturohen me vlerë referuese prej zero kilovator-orësh (kWh), për një periudhë maksimale prej tre muajsh. Një tjetër dispozitë përcakton korrigjimin e detyrueshëm të faturave pas sigurimit të të dhënave reale të konsumit. Nëse konsumi faktik është më i lartë se ai i faturuar, diferenca do t’i ngarkohet klientit në faturën pasardhëse. Nëse rezulton më i ulët, shuma përkatëse do të zbritet nga detyrimi i tij.

Furnizuesit do të duhet të dokumentojnë arsyen e mungesës së matjes, metodën e përllogaritjes dhe korrigjimet e kryera. Ata do të raportojnë pranë ERE-s çdo katër muaj mbi numrin e klientëve të faturuar me vlera referuese, sasitë e energjisë dhe diferencat e konstatuara pas leximeve faktike.

Drafti përjashton nga ky mekanizëm rastet kur mungesa e aksesit në të dhënat e matjes lidhet vetëm me vendosjen e matësve në bokse kolektive. Në këto raste, furnizuesi dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duhet të marrin masa për sigurimin e të dhënave faktike. Metodologjia përcakton gjithashtu se faturimi me vlera referuese është një mekanizëm i përkohshëm dhe nuk mund të zëvendësojë përfundimisht matjen e konsumit real. Rregullat e propozuara nuk janë ende në fuqi. Sipas projektit, metodologjia do të zbatohet pas miratimit përfundimtar dhe botimit në Fletoren Zyrtare.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Vlora i jep gaz, kryeson vendin për rritjen e automjeteve

Numri i mjeteve rrugore për transport të përzier është rritur ndjeshëm në Shqipëri gjatë viteve të fundit, por ritmi i zgjerimit ndryshon fort nga ...

2 hours më parë 2 Min Lexim

Sindikata e Universiteteve nis bojkotin e mësimit në gjithë vendin, mbështet protestat studentore

Sindikata e Universiteteve njoftoi të mërkurën nisjen e bojkotit të mësimdhënies në të gjithë vendin, duke kërkuar përmirësimin e kushteve në arsim...

3 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!