Wednesday / October 21 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota Europa

Interesi i obligacioneve 10-vjeçare të qeverisë franceze tejkalon 5%, për herë të parë që nga 2002

Share Share Icon

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare të qeverisë franceze, që shërbejnë si instrument referencë, tejkaloi nivelin 5% të mërkurën, ndërsa investitorët kërkojnë një kthim më të lartë për të mbajtur borxhin e vendit.

Normat e kthimit të obligacioneve franceze kanë qenë në rritje prej javësh, ndërsa ligjvënësit përplasen për buxhetin e vitit 2027, i cili parashikon miliarda euro shkurtime shpenzimesh për të ulur borxhin publik, që tashmë ka arritur në rreth 120% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Francës. Ky është një nga nivelet më të larta në Eurozonë dhe shumë mbi kufirin prej 60% të vendosur nga Bashkimi Europian.

Obligacionet OAT të Thesarit të Francës përdoren gjithashtu si referencë për përcaktimin e normave të interesit në një pjesë të gjerë të ekonomisë, çka do të thotë se kostot e huamarrjes mund të fillojnë të rriten për bizneset dhe familjet.

Hera e fundit që norma e kthimit kishte arritur një nivel kaq të lartë ishte gjatë krizës financiare të lidhur me shpërthimin e flluskës së kompanive të internetit (dot-com).

Diferenca mes normës së kthimit të obligacioneve 10-vjeçare franceze dhe atyre 10-vjeçare gjermane, që konsiderohen pikë referimi për besueshmërinë kreditore në Europë, u rrit gjithashtu ndjeshëm, duke iu afruar 160 pikëve bazë.

Shitja masive e obligacioneve ushtron presion të mëtejshëm mbi qeverinë, në prag të vendimit që agjencia e vlerësimit Moody’s pritet të marrë të premten për vlerësimin e kreditit sovran të Francës. Shumica e ekonomistëve presin një ulje të vlerësimit, e cila do të rriste automatikisht kostot e huamarrjes së qeverisë.

Kryeministri Sébastien Lecornu po përpiqet të sigurojë miratimin e buxhetit të vitit 2027 në Parlament, megjithëse nuk ka një shumicë politike për të mbështetur shkurtimet e shpenzimeve prej 43 miliardë eurosh që ai synon të realizojë.

Edhe nëse miratohet, buxheti do ta ulte deficitin e Francës vetëm në 5% të PBB-së vitin e ardhshëm, shumë mbi kufirin prej 3% të përcaktuar për vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, protestat e fundjavës, ku pjesëmarrësit kërkonin ndër të tjera më shumë shpenzime për shkollat dhe shërbimet e tjera publike, degjeneruan në aktet më të rënda të dhunës në rrugë që janë parë prej vitesh. / Euronews

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Bota /

Nafta Brent prek 110 dollarët, tregjet me sytë nga Lindja e Mesme

Çmimet ndërkombëtare të naftës u rritën të mërkurën, më 21 tetor, ndërsa përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rënia e rezervave ameri...

4 hours më parë 3 Min Lexim

Revolut pëson ndërprerje masive të shërbimeve në mbarë botën

Banka dixhitale Revolut ka pësuar një ndërprerje të madhe të shërbimeve, duke prekur miliona përdorues në mbarë botën. Kompania ka deklaruar se po ...

24 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!