A është Kane tashmë fitues i Topit të Artë?
Gjithçka nisi pasi llogaria zyrtare në gjuhën angleze e Bayern Munichut në rrjetin social X publikoi fotografinë e kapitenit të Anglisë me një kostum elegant, të shoqëruar me mbishkrimin: “Pothuajse është koha për shfaqje”.
Postimi nxiti komente të shumta nga tifozët, disa prej të cilëve e lidhën fotografinë me çmimin prestigjioz individual. “Ai do të fitojë Topin e Artë”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër pyeti nëse klubi dinte diçka që të tjerët nuk e dinin.
Megjithatë, entuziazmi i tifozëve nuk u mbështet në ndonjë konfirmim zyrtar. Bayern Munich më vonë sqaroi se fotografia lidhej me përballjen e së mërkurës ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Sipas mediumit gjerman Sport1, fotografia nuk është e re. Ajo daton nga gushti i vitit 2023, kur Bayern Munich e përdori për të prezantuar transferimin e Kane nga Tottenham Hotspur.
Interesimi për fotografinë vjen në një periudhë kur Kane përmendet mes kandidatëve për çmimet më të rëndësishme individuale në futboll, së bashku me emra si Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.
Ndërkohë, sulmuesi anglez ka një bilanc të shkëlqyer ndaj Arsenalit, me 15 gola në 22 ndeshje kundër rivalit londinez, sipas të dhënave të raportuara nga mediumi.
Banderola me sharrë elektrike zemëron Barcelonën, bën ankesë në UEFA
Lamtumirë kartonëve tradicionalë? Futbolli provon teknologjinë e re
Ten Hag: Ronaldo zhgënjeu Manchester Unitedin
- 14:46 Putin mund të takohet me Trump në Kinë
- 14:43 Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa
- 14:35 Pas Ministrisë së Arsimit, marshimi i protestuesve vijon sërish drejt Kryeministrisë
- 14:17 Studentët u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë te Ministria e Arsimit, ata i refuzojnë (VIDEO)
- 14:15 Protesta në Tiranë, arrestohen 11 persona, 7 të tjerë procedohen në gjendje të lirë
- 14:10 Zelensky: Ukraina është e gatshme të ngrijë konfliktin përgjatë vijës së frontit dhe të nisë negociatat me Rusinë