Bedri Hamza jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

21 Tetor 2026 | 14:53

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka njoftuar gjithashtu edhe Kryesinë e partisë për vendimin. 

Në konferencë për media, ai ka thënë se njerëzit duhet të dinë se kur është përgjegjësia për të marrë nën udhëheqje diçka dhe se kur është koha për t’u larguar. Hamza ka thënë se vendimi i hap rrugë procesit të ri zgjedhor brenda partisë.

Ai ka thënë se përgjegjësitë për ta udhëhequr PDK-në i ka marrë për shkak të përgjegjësisë ndaj partisë dhe jo nga ambiciet politike.

Ai ka shtuar gjithashtu se gjatë udhëheqjes është përqendruar në ruajtjen e unitetit të partisë.

“Nuk po largohem nga PDK-ja. Po largohem vetëm nga pozita e kryetarit, por jo edhe nga besimi në vlerat tona politike. Derisa të kem jetë, do të jem votues besnik i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtar i kësaj familjeje të madhe politike”, u shpreh ai.

Ai ka thënë se ka pasur pritje që pas 16 shtatorit kryesimin e partisë do t’ua kthente ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që janë në Hagë. Por Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi u dënuan me 81 vjet burgim nën akuzat për krime lufte.

Për këtë proces, Hamza ka shtuar se do të vazhdojnë përpjekjet për drejtësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AAK reagon për protestat në Shqipëri: Të mos lejohet përkeqësimi i situatës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar për situatën e krijuar nga protestat në Shqipëri, duke shprehur solidaritet me qytetarët shqiptarë dhe duke bërë...
16:37 | 20/10/2026

Këshilli i Sigurimit diskuton sot disa çështje për Kosovën, çfarë përmban raporti i ri i OKB-së?

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë sot mbledhjen e radhës për situatën në Kosovë, ku pritet të diskutohen...
09:17 | 20/10/2026

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë, kërcënim serioz për Kosovën dhe stabilitetin rajonal

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ambiciet territoriale të Serbisë përbëjnë kërcënim serioz për sovranitetin e...
21:06 | 16/10/2026