Berisha: Qytetarët të mbështesin studentët, Rama po planifikon destabilizimin e vendit

21 Tetor 2026 | 15:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’u bashkohen studentëve dhe të rinjve në mbështetje të protestës së tyre, e cila ka hyrë në ditën e nëntë te saj.

Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përgatit një plan për të destabilizuar vendin.

Sipas kreut të PD-së, ky plan synon krijimin e situatave të dhunshme.

“Edi Rama ka një plan tjetër diabolik, për të cilin paralajmëroj çdo qytetar shqiptar. Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët për këtë, vetëm e vetëm që të ruajë pushtetin e tij”, deklaroi Berisha.

Gjatë videomesazhit, Berisha ngriti akuza edhe për persona të maskuar, të cilët, sipas tij, janë filmuar duke dalë nga ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe duke u infiltruar mes protestuesve.

Sipas kreut të opozitës, këta persona dyshohet se synojnë të nxisin incidente dhe të kryejnë veprime të paligjshme.

“Një grup personash me dopio maska janë filmuar ditën e djeshme duke dalë nga Ministria e Brendshme, me fytyrë të mbuluar me maskë të zezë, por edhe me maskën tjetër, duke thirrur ‘Rama në burg’, me qëllim për të mësyrë bizneset private dhe për të realizuar krime të tjera ndaj protestuesve, që t’u faturohen studentëve”, u shpreh Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të mëngjesit duke u zhvendosur një orë prapa. Në vitin 2018, Komisioni...
14:43 | 21/10/2026

Pas Ministrisë së Arsimit, marshimi i protestuesve vijon sërish drejt Kryeministrisë

Pas qëndresës për gati 1 orë e 30 minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë vijuar me marshimin e radhës në kryeqytet. Sipas raportimeve, protestuesit...
14:35 | 21/10/2026

Studentët u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë te Ministria e Arsimit, ata i refuzojnë (VIDEO)

Po vijon zhvillimi i protestës studentore para Ministrisë së Arsimit, ku deri në këto momente nuk janë shënuar tensione. Ndërkohë, teksa forcat e rendit kanë...
14:17 | 21/10/2026