Studentë, pedagogë e qytetarë janë kthyer te kryeministria pas tubimit para Ministrisë së Arsimit.
Ata brohoritën “Rama, jepe dorëheqjen”, ndërsa theksojnë se nuk ka asnjë mundësi dialogu me kreun e qeverisë.
E sotmja është protesta e nëntë studentore pas më shumë se katër muajsh protestë para kryeministrisë në të ashtuquajturin Revolucioni i Flamingove.