Kreu i PD-së, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po ushtron ndaj studentëve dhe qytetarëve.
Në një deklaratë nga selia blu, kryedemokrati tha se me urdhër të kreut të qeverisë, një grup personash të maskuar të dalë nga Ministria e Brendshme synonin të sulmonin bizneset por gjithçka dështoi falë mediave.
“Një grup personash me dopio maskash u filmuan dje duke dalë nga ministria e brendshme me fytyrë të mbuluar me maskë të zezë, dhe maskën tjetër, duke thirrur Rama në burg dhe më pas për të mësyrë dhe sulmuar bizneset. Ishte meritë e mediave që kapën në flagrancë këtë grup terrorist që u lëshuan nga ambientet e ministrisë së Brendshme, që e parandaloi tragjedinë e stisur nga Rama. Ftoj qytetarët që të bashkohen sot me studentët, kundër padrinos së pushtetit. Zgjidhja është; Rama jep dorëheqjen”, tha ai.