Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar 7.6 tonë kokainë në portin e Kartagjenës, në një operacion që presidenti Abelardo de la Espriella e cilësoi si sekuestrimin më të madh të këtij lloji në dhjetë vitet e fundit. Lënda narkotike ishte e destinuar për në Holandë, ndërsa në Kolumbi janë arrestuar edhe dy shtetas holandezë të dyshuar për trafik droge. Deri më tani, nuk është konfirmuar nëse arrestimet lidhen drejtpërdrejt me sekuestrimin e sasisë së kokainës.
“Policia Kombëtare i ka dhënë një goditje historike narkoterrorizmit. Në portin e Kartagjenës, u sekuestruan 7.6 tonë kokainë me destinacion Holandën. Sekuestrimi më i madh në dhjetë vitet e fundit”, deklaroi presidenti në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Shërbimi i Prokurorisë Publike Holandeze (OM) konfirmoi se dy burrat u arrestuan me kërkesë të autoriteteve holandeze. Ata janë identifikuar nga autoritetet kolumbiane si Ronny H. dhe Ulrich van D., të ndaluar përkatësisht në Cali dhe Medellín. Holanda, ndërkohë, nuk ka kërkuar ende ekstradimin e tyre.
Sipas të dhënave të bëra publike, Ronny H. dyshohet se ka lidhje me një grup kriminal që transportonte kontejnerë me kokainë nga porti i Buenaventurës drejt Belgjikës dhe Holandës. Ndërsa Ulrich van D. dyshohet se ndihmonte në trafikimin e drogës duke futur kokainë në dërgesa të ligjshme në aeroporte dhe porte.
Arrestimet vijnë në një kohë kur autoritetet kolumbiane po ndjekin disa shtetas holandezë të dyshuar për përfshirje në rrjete ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve. Në qershor, në Medellín u arrestua një tjetër holandez, i kërkuar nga autoritetet e vendit të tij për trafik droge dhe pastrim parash.
¡GOLPE HISTÓRICO AL NARCOTRÁFICO EN CARTAGENA! ¡7,6 toneladas de cocaína incautadas! El golpe más grande registrado en los últimos 10 años en el puerto de Cartagena. Nuestra Policía Nacional, a través de la Dirección Antinarcóticos (DIRAN), en el marco de la Estrategia Esmeralda, logró detectar un cargamento de cocaína mezclada con panela pulverizada, con el que los narcotraficantes pretendían burlar los controles de las autoridades. ¡Más de $42.000 millones arrebatados a las finanzas criminales y más de 19 millones de dosis que no llegarán a las calles! Que les quede claro a los narcotraficantes: no importa cómo escondan la droga ni qué métodos utilicen para intentar engañar a nuestras autoridades. ¡Los vamos a encontrar y les vamos a golpear donde más les duele: en sus estructuras y en sus finanzas! Mi reconocimiento a los hombres y mujeres de nuestra Policía Nacional por este contundente resultado. ¡En Colombia se acabó la complacencia con el narcotráfico! ¡Firme por la Patria! ¡Viva Cristo Rey! (A.D.L.E.) 🇨🇴🐅
— Abelardo De La Espriella (@ABDELAESPRIELLA) October 19, 2026
Në maj, policia kolumbiane arrestoi edhe Glen Sherman de F., i akuzuar për një rol të rëndësishëm në një rrjet ndërkombëtar të kontrabandës së kokainës, që dyshohet se vepronte përmes aeroportit El Dorado. Po atë muaj, një shtetas holandez 32-vjeçar u qëllua për vdekje në qytetin e Valleduparit. Edhe kjo ngjarje dyshohet se mund të ketë lidhje me trafikun e drogës.
Një hulumtim i mëparshëm i gazetës “The Guardian” e ka identifikuar Holandën si një nga pikat kryesore të hyrjes së kokainës nga Kolumbia në Evropë, duke nxjerrë në pah rolin e saj në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve.

