Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tetori përvëlon Japoninë, Tokio dhe Osaka thyejnë rekorde me mbi 30°C

    Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë, 32-vjeçarja pretendon persekutim politik

    Tronditet basketbolli grek, në pranga presidenti i Federatës dhe pesë persona të tjerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tetori përvëlon Japoninë, Tokio dhe Osaka thyejnë rekorde me mbi 30°C
    Botë

    Tetori përvëlon Japoninë, Tokio dhe Osaka thyejnë rekorde me mbi 30°C

    October 21, 2026

    Japonia po përjeton temperatura të pazakonta për fundin e tetorit, me termometrat që kanë kaluar 30°C në Tokio dhe Osaka. Në të dy qytetet janë regjistruar rekorde të reja për këtë periudhë të vitit, duke shënuar një tjetër episod të motit të pazakontë në vend.

    Në kryeqytetin japonez, temperaturat kaluan 30°C gjatë orëve të para të pasdites së së hënës. Sipas të dhënave meteorologjike, kjo është hera e parë që prej nisjes së regjistrimeve, në vitin 1875, që në Tokio shënohet një temperaturë kaq e lartë në këtë fazë të muajit tetor. Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar më 19 tetor 2024.

    Situata ishte e ngjashme edhe në Osaka, qytetin e dytë më të madh të Japonisë, ku temperaturat mbi 30°C thyen rekordin e mëparshëm, të vendosur më 20 tetor 1933. Matjet meteorologjike për këtë rajon kanë nisur në vitin 1883.

    Agjencia Meteorologjike e Japonisë i cilëson si “Manatsubi”, ose “ditë vere”, ditët kur temperaturat arrijnë apo kalojnë 30°C. Regjistrimi i vlerave të tilla në fund të tetorit nxjerr në pah kontrastin me kushtet që priten zakonisht gjatë kësaj periudhe të vitit.

    Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po shtojnë shpeshtësinë dhe intensitetin e valëve të të nxehtit në mbarë botën. Temperaturat e larta jashtë sezonit konsiderohen një tjetër tregues i ndryshimeve që po pëson klima globale.

    Japonia regjistroi gjithashtu verën më të nxehtë që prej fillimit të matjeve meteorologjike, në vitin 2025. Më 5 gusht të atij viti, në qytetin Isesaki, në veri të Tokios, termometri arriti në 41,8°C, duke shënuar një tjetër rekord të temperaturave ekstreme në vend.

    Japoninë rekorde Tetori
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tetori përvëlon Japoninë, Tokio dhe Osaka thyejnë rekorde me mbi 30°C

    October 21, 2026

    Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë, 32-vjeçarja pretendon persekutim politik

    October 21, 2026

    Tronditet basketbolli grek, në pranga presidenti i Federatës dhe pesë persona të tjerë

    October 21, 2026

    Sekuestrohen 7.6 tonë kok*inë në Kolumbi, dr*ga kishte destinacion Holandën

    October 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.