Pamje të rënda janë publikuar pas ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve gjatë ditëve të fundit.
Një i ri nga Tirana raportohet se është qëlluar me plumba gome nga efektivë të policisë gjatë protestës së djeshme.
Sipas pamjeve të publikuara, i riu ka marrë disa plagë në trup, përfshirë në pjesën e gjoksit, krahëve dhe shpinës.
Protokolli për përdorimin e plumbave të gomës parashikon që ata të përdoren vetëm nga një distancë e largët dhe duke shënjestruar këmbët.
Pamjet e rënda tregojnë pasojat e plagosjes së të riut gjatë protestës.
© SYRI.net