Skip to content
21 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA EDISON YPI – Polici nuk është infermier…

ShkodraWeb 21 October, 2026
edison ypi policia protesta 2026

Infermieri ka qenë, është, dhe do të jetë, sadopak polic. Polici kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do jetë infermier.

Të dy, harroji ata të Diktaturës që ishin thjesht rrahës dhe vrasës, në Demokraci ku nuk ka subjektivizma, por Ligj, zbatim procedurash, edhe infermieri, edhe polici, nuk kanë autoritet vendimmarrës të tyrin. Janë instrumente: njëri i ruajtjes së rendit, tjetri i ruajtjes së shëndetit. Prej të cilëve, njëri zbaton urdhra, tjetri ekzekuton receta.

Polici i Kurvit ishte një pisanjos i gërditshëm. Zakonisht një katundar me uniformë të varur, të cilit nuk i shteronte kurrë entuziazmi falënderues që e kishin marrë nga bajgat dhe baltrat, në qytet. Dhe për këtë ishte gjithmonë gati të rrihte e të vriste sa herë t’i tekej shefit, ose shefit të shefit. Kjo rracë polici, mu për egërsinë dhe shtazërinë që përcillte, ishte dhe mbeti objekt barcaletash që vinin në Tiranë pasi shpikeshin në Shkodër dhe ambalazhoheshin në Laç.

Si kjo: E pyeti dikush policin: Sa është ora? Polici ktheu përmbys dhe derdhi te këmbët tasin me kos që mbante në dorën e orës.

Asokohe, shakave me spec dhe polic u jepte hov një foto diku në faqet e fundit të një metode për mësimin e gjuhës frënge, me diçiturën e hatashme: “Dy policë francezë krejt njësoj si kolegët e tyre gjithkund në botë”.

Aty m’rri!

Le të ngjajë polici francez me të gjithë policët e botës: policin anglez, amerikan, rus, kinez etj. Polici shqiptar nuk ngjan me asnjë polic.

Polici rus, për shembull, nga Smolensku, që rreh në Moskë një protestues nga Jakutsku dhjetëra mijëra kilometra larg, është krejt tjetër gjë ndaj policit shqiptar me banim, ta zëmë, te Fresku, me protestuesin me banim te Kodra e Priftit, të cilin po e rreh duke e goditur me shkop gome.

Dy rusët s’kanë asnjë shans të takohen diku tjetër veçse aty ku ndodh protesta, rrahja, dhe rastësia, në Sheshin e Kuq.

Dy shqiptarët që gdhihen e ngrysen aq afër, e pamundur të mos e shohin njëri-tjetrin të paktën nga tre a katër herë në javë.

Me të rrah polici rus, dhimbja apo thyerja që të shkakton janë thjesht kronikë pa asnjë jehonë.

Me të rrah polici shqiptar, brenda orës e merr vesh gjithë katundi. Kush e rrahu? Pse e rrahu? Si e rrahu? A i dhembi? A bërtiti?

Mos e godit me shkop 20-vjeçarin!

Merre, lidhe, shoqëroje, dënoje, por mos e godit me shkop.

Më mirë vrite se ta godasësh me shkop.

Po e godite, e ke asgjësuar. E ke zhbërë. E ke hedhur në humnerë. E ke boshatisur. E ke zbrazur. Ia ke hequr të gjitha pikat e referimit. E ke shndërruar në një kufomë shëtitëse. Ke krijuar një përbindësh, një hakmarrës të përbetuar, një terrorist, një kamikaz. Një fantazëm që s’njeh më as nënë, as babë, as shoqëri, as Atdhe, asgjë.

Po e godite, e gjithë e drejta kalon në anën e tij.

Mos e godit djaloshin!

Lëre të bëjë gjithçka, të shkuli, të djegë, të shkatërrojë.

Punë e madhe fort se shkuli ca qepena, theu ca xhama, mori ca rrecka.

Është një e drejtë që ja jep një bilanc i thjeshtë: dëmet që shkakton djaloshi i revoltuar që godite, dhe të gjithë djaloshat e tjerë të egërsuar nga padrejtësitë e përbindshme, janë pakrahasimisht më të vogla se dëmet që, me vjedhjet e tyre ciklopike, i kanë shkaktuar Shqipërisë, për shembull, vetëm Dhëndër Haleja dhe Bela da morire.

Hej, polic, mësoje: Të gjithë njerëzit janë 1 njeri.

Duke goditur me shkop në trup studentin, ke goditur gjithë njerëzimin.

Mos e godit me shkop studentin!

Pa studentin që proteston, dynjaja na quan qurravecë, ngorrdhalaqë, që Europën nuk e meritojmë.

Me studentin energjik, kërcënues, korrektues, Europa na thotë: Bujrum !

Por shkopin mos e hidh. Shkopin mbaje. Të duhet ta rrasësh atje ku je plotësisht i justifikuar ta fusësh. Në brimë të bythës së atyre që bilancin e vjedhjeve e kanë pakrahasimisht më të madh se qepenat që shkulin dhe xhamat që thyejnë gjithë çunat e të gjitha protestave në gjithë Shqipërinë, Dhëndrit Palaço dhe Belës da morire.

Mos e godit me shkop djaloshin, të thashë!

Është e padrejtë, e turpshme, e shëmtuar, dramatike, tragjike, kriminale.

Polici shqiptar, edhe pse nuk është infermier, të mos e teprojë, të bëjë çmos që çunat protestues, sado të prapë duken, t’i ndalë, t’i bllokojë, t’i frenojë me çfarë mundet, me strategjira që i dinë psikologët e turmës, ujë, me gaz lacrimogjen etj., por jo ta godasë 20-vjeçarin me shkop në trup. Në mos për tjetër arsye, sepse nuk dua unë. /Nga Edison YPI, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: “Do të ulesha e para në karrige”, ftesa e Ramës për dialog, Rudina Hajdari: Pranoni ftesën për dialog…

TË FUNDIT

rudina ayem hajdari protesta 2026

“Do të ulesha e para në karrige”, ftesa e Ramës për dialog, Rudina Hajdari: Pranoni ftesën për dialog…

ShkodraWeb 21 October, 2026
protesta france 2026

INVESTIGIM I FOX NEWS – Teatri politik i “Chaos Inc.” po përgatitet për një “kryengritje…që po përfshin Evropën”

ShkodraWeb 21 October, 2026
levizja dhjetor 90 protesta 2026

OPINION – Koha për një parti të studentëve, për të realizuar që nuk e arritën studentët e 1990- ës…

ShkodraWeb 21 October, 2026

TË FUNDIT

  • NGA EDISON YPI – Polici nuk është infermier… 21 October, 2026
  • “Do të ulesha e para në karrige”, ftesa e Ramës për dialog, Rudina Hajdari: Pranoni ftesën për dialog… 21 October, 2026
  • INVESTIGIM I FOX NEWS – Teatri politik i “Chaos Inc.” po përgatitet për një “kryengritje…që po përfshin Evropën” 21 October, 2026
  • OPINION – Koha për një parti të studentëve, për të realizuar që nuk e arritën studentët e 1990- ës… 21 October, 2026
  • Dëmtim i lehtë në stërvitje dhe vala e protestave, Jurgen Uldedaj njofton shtyrjen e ndeshjes së boksit 21 October, 2026
  • NGA HERVIN ÇULI – Djalli u kthye… 21 October, 2026
  • Pas Ballukut, merret i pandehur edhe ish- sulmuesi i Kombëtares, Igli Tare akuzohet për pastrim parash 21 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 tetor 2026… 21 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 tetor 2026… 21 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 tetor 2026… 21 October, 2026
  • SPAK i komunikon akuzat përfundimtare Belinda Ballukut, 5 vepra penale për ish- zëvendëskryeministen 20 October, 2026
  • Arrestohet 44- vjeçari nga Shkodra, transportonte emigrantë nga vende të treta drejt Malit të Zi… 20 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

edison ypi policia protesta 2026

NGA EDISON YPI – Polici nuk është infermier…

ShkodraWeb 21 October, 2026
rudina ayem hajdari protesta 2026

“Do të ulesha e para në karrige”, ftesa e Ramës për dialog, Rudina Hajdari: Pranoni ftesën për dialog…

ShkodraWeb 21 October, 2026
protesta france 2026

INVESTIGIM I FOX NEWS – Teatri politik i “Chaos Inc.” po përgatitet për një “kryengritje…që po përfshin Evropën”

ShkodraWeb 21 October, 2026
levizja dhjetor 90 protesta 2026

OPINION – Koha për një parti të studentëve, për të realizuar që nuk e arritën studentët e 1990- ës…

ShkodraWeb 21 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.