Deputeti i PD-së Korreshi ka publikuar një video me pamje të rënda duke akuzuar policinë për dhunë çnjerëzore ndaj të rinjve.
Në video duket një i ri që mjekohet nga disa plagë, me gjatë të shkaktuara nga plumbat e gomës të përdorura rëndom nga policia gjatë protestave të ditëve të fundit.
“KUJDES PAMJE TE RENDA‼️ Shikoni cfare i keni bere njerezve o kriminela !!! Ja pra kjo eshte Policia Kriminale, e cila supozohet ti mbroj qytetaret, nderkohe cfare dhune barbare ushtrojne mbi ta.” – shkruan Korreshi.