Kryeredaktori i Syri Television, Romir Saraçi, zbulon detaje të reja lidhur me protesuesin i cili është goditur disa herë nga policia me plumba gome.
I riu ka disa plagë në trup, përfshirë në pjesën e gjoksit, krahëve dhe shpinës.
Në studion e Task Force, Saraçi thotë se i riu është goditur qëllimisht nga policia e shtetit për t’i shkaktuar plagë dhe hapur panik.
“Si ngjarje ka ndodhur mbrëmë. Ne kemi qenë live kur ka ndodhur por nuk i kishim pasojat të plota. Ishte denoncimi paraprak për një plagosje të një protestuesi.
Në pamjet që kemi sot në dispozicion duken disa plagë trupi goxha të mëdhaja. Këto janë plagë të shkaktuara nga plumbat e policisë së shtetit. Ne e kemi identitetin e këtij personi por nuk do e japim për të mos e identifikuar.
Nuk kanë pasur qëllim as të largojnë as të trembin por qëllimi kryesor ka qenë goditja e shkaktimi i plagëve për të hapur panik. Normalisht plagët nuk janë vdekje prurëse por janë shumë plagë nga policia e cila ishte aty për ta mbrojtur në protestë dhe jo për ta sakatuar” tha Saraçi.
“Si në vende diktatoriale përdor pushtetin, policinë e shtetit për të dhunuar gjakosur dhe goditur. Nuk ka çfarë ti bëjë shqiptarëve me mekanizmat ligjore, dhe ka kaluar tek akti I fundit: dhuna” shtoi më tej gazetari Saraçi.
© SYRI.net