Vendosni fjalën kyçe....

“Jeni shumë humanitar” – Witkoff i thur lavde Putinit teksa i merret goja (Video)


I dërguari i presidentit amerikan Trump në Rusi, Steve Witkoff, ka lëvduar shefin e Kremlinit për humanizmin e tij. Ai i tha presidentit rus, se ashtu si Trump, edhe ai është humanist i madh.

“Ai është një 75-vjeçar dhe ju flisni kaq shumë për presidentin tim Trump sa humanitar është. Edhe ju jeni shumë humanitar. Ju nderoj dhe  e lëvdoj këtë tipar tuajin, faleminderit.” – tha ndër të tjera Witkoff gjatë takimit me presidentin rus.

Witkoff ndodhet në Rusi në të disatën vizitë , i shoqëëruar nga dhëndi i Trump, Kushner, për bisedime me palën ruse mbi një marrëveshje të mundshme për dhënien fund të luftës në Ukrainë, shkruan Politico.

I dërguari amerikan u takua të martën në Oslo me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe pritet të propozojë bisedime trepalëshe mes dy liderëve dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.