Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën
Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm, me synimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i Putinit për çështjet e jashtme, Yuri Ushakov, pas takimit të zhvilluar të mërkurën në Shën Petersburg mes liderit rus dhe Steve Witkoff, të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas Ushakov, bisedimet pritet të rifillojnë pas datës 10 nëntor dhe do të përqendrohen në krijimin e një sistemi sigurie për Rusinë dhe Ukrainën pas përfundimit të konfliktit.
Takimi mes Putinit dhe Witkoff u zhvillua në një moment kur presidenti amerikan Donald Trump po ushtron presion ndaj Kievit për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftimeve.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka këmbëngulur se zgjidhja e ngërçit kërkon një samit mes liderëve të vendeve të përfshira.
Pavarësisht përpjekjeve diplomatike, luftimet vijojnë në terren, ndërsa të dyja palët vazhdojnë sulmet e përditshme me armë me rreze të gjatë veprimi.
Përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së zhvilluan tre raunde negociatash në fillim të këtij viti, me takime në Abu Dhabi, në janar dhe shkurt, si dhe në Gjenevë, në shkurt.
Megjithatë, bisedimet nuk prodhuan përparim të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje paqeje, përtej shkëmbimeve të të burgosurve të luftës. Moska dhe Kievi vijojnë të mbajnë qëndrime të kundërta për kërkesat e tyre kryesore, duke e bërë të pasigurt perspektivën e një zgjidhjeje të shpejtë diplomatike
BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë
Serbia arreston gjashtë persona, të dyshuar për planifikim sulmesh në ditën e zgjedhjeve
- 19:11 Ministrja Ibrahimaj: Dhuna në protesta, efekt në ekonominë shqiptare! Sqaron edhe programin e ‘Garancisë rinore’
- 19:09 BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
- 18:56 Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë
- 18:56 Shpërthen një pajisje eksplozive në qendër të Athinës, plagosen katër persona, mes tyre dy policë
- 18:49 Serbia arreston gjashtë persona, të dyshuar për planifikim sulmesh në ditën e zgjedhjeve
- 18:42 OKB-ja kërkon mobilizimin e shteteve për t’u përballur me fenomenin El Ninjo