• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nëntoka pasuron Albpetrolin, jo shqiptarët: 60 mln euro naftë shkojnë për rroga e tendera

by Lajm Lajm
October 21, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Nëntoka pasuron Albpetrolin, jo shqiptarët: 60 mln euro naftë shkojnë për rroga e tendera
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta të karburanteve në botë, Albpetrol shiti 60 milionë euro naftë tek dy kompani shqiptare. Sipas dokumenteve, fituese në ankand u shpallën kompanitë “Europetrol Durrës Albania” SHA dhe “Bitex Refinery” SHA, të cilat morën pjesë në garë si bashkim operatorësh ekonomikë.

Kjo sasi e madhe hidrokarburesh është prodhuar tërësisht nga nëntoka shqiptare. Mirëpo, në vend që ky burim kombëtar të shkonte për të zbutur apo ulur çmimet stratosferike të naftës që qytetarët shqiptarë paguajnë çdo ditë nëpër pikat e karburanteve, të ardhurat e gjeneruara do të shkojnë për të mbuluar rrogat e administratës dhe tenderat e radhës brenda vetë kompanisë shtetërore Albpetrol.

Përmes njoftimit zyrtar, konsorciumit fitues i kërkohet të paraqesë sigurimin e kontratës në vlerën ekzakte prej 557,287,210 lekësh dhe të nënshkruajë marrëveshjen zyrtare brenda 15 ditëve. Procesi i evadimit të plotë të sasisë prej 101,400 tonësh naftë do të shtrihet në një kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Vendndodhja dhe grafiku i dorëzimit të naftës

Tërheqja e sasisë së naftës bruto nuk do të bëhet menjëherë, por do të shpërndahet në mënyrë të gradualshme përgjatë një viti, me një ritëm prej 8,450 tonësh në muaj.

Produkti ndodhet i depozituar në gjashtë pika të ndryshme të administruara nga shoqëria Albpetrol: Zharrëz, Usojë, Visokë, Gorisht, Kuçovë dhe Amonicë.

Sipas kushteve të përcaktuara, kompanitë fituese janë të detyruara të kryejnë pagesat përmes transfertave bankare përpara tërheqjes së çdo sasie mujore, sipas grafikut të kontratës.

Struktura e çmimit dhe vlera e kontratës

Shuma e sigurimit të kontratës prej plot 557.28 milionë lekësh përfaqëson saktësisht 10% të vlerës së përllogaritur të kontratës globale. Kjo e çon projeksionin total të të ardhurave për Albpetrolin në rreth 5.57 miliardë lekë (afërsisht 61.4 milionë euro).

Konsorciumi u shpall fitues në pikat e lëvrimit me formulën: 77.51 % e Çmimit Brent – 4.448 USD/bbl + K, ku elementi kryesor konkurrues K u ofrua në vlerën 0.0105 USD/bbl pa TVSH./kapitali.al

Tags: albpetrolbitex refinery SHA
Previous Post

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Nëntoka pasuron Albpetrolin, jo shqiptarët: 60 mln euro naftë shkojnë për rroga e tendera

Nëntoka pasuron Albpetrolin, jo shqiptarët: 60 mln euro naftë shkojnë për rroga e tendera

October 21, 2026
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

October 21, 2026
Protestat dhe kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit: Çfarë ofrojnë mekanizmat kushtetues?

Protestat dhe kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit: Çfarë ofrojnë mekanizmat kushtetues?

October 21, 2026
Pamje të rënda/ I riu me plagë të shumta në trup, u qëllua disa herë me plumba gome nga policia

Pamje të rënda/ I riu me plagë të shumta në trup, u qëllua disa herë me plumba gome nga policia

October 21, 2026
Kush janë mercenarët me maska që po përdoren nga një kufomë politike

Kush janë mercenarët me maska që po përdoren nga një kufomë politike

October 21, 2026
Rama kërcënoi protestuesit, Meçollari ironizon: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë

Rama kërcënoi protestuesit, Meçollari ironizon: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë

October 21, 2026
Depozitohet kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Rama, zyrtarëve të lartë dhe krerëve të Policisë së Shtetit

Depozitohet kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Rama, zyrtarëve të lartë dhe krerëve të Policisë së Shtetit

October 21, 2026
Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

October 21, 2026
Kush janë mercenarët me maska që po përdoren nga një kufomë politike

Kush janë mercenarët me maska që po përdoren nga një kufomë politike

October 21, 2026
Bedri Hamza jep dorëheqjen nga kreu i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqjen nga kreu i PDK-së

October 21, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • “Lirojini!”/ Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit, ka të shoqëruar (VIDEO)

    “Lirojini!”/ Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit, ka të shoqëruar (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Atentati në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, si u trefishuan kostot në pak vjet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL