Të shumtë janë qytetarët të cilët kanë lënë vendin e tyre ku punojnë e jetojnë prej vitesh për tu kthyer në Tiranë për tu solidarizuar me protestat e studentëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një prej tyre ishte dhe një burrë i cili me vajzën e tij të mitur dhe bashkëshorten ndodheshin sot në mbrëmje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ për tu solidarizuar me protestën.
“Ky është një rregjim i keq. Korrupsini është i tepërt. Diktator” tha ai për mikrofonin e gazetares së Syri Tv, Marsi Korreshi.
Ai dënoi dhe dhunën policore ndaj të rinjve.
“Shumë arrogante, ata janë të rinj. Ky (Shënim: I referohet kryeministrit Edi Rama) nuk dëgjon. Ky është shumë i korruptuar. Unë nuk jetoj këtu por kam ardhur për të mbështetur protestën’ tha ai
© SYRI.net