Një i ri nga Tirana është plagosur me plumba gome nga efektivët e policisë gjatë protestës së djeshme.
Pamje të rënda janë publikuar pas ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve, ku duken plagët e marra nga i riu në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë gjoksin, krahët, këmbët dhe shpinën.
Sipas protokollit për përdorimin e plumbave të gomës, këto mjete duhet të përdoren nga një distancë e largët dhe duke shënjestruar këmbët.
Pamjet e publikuara tregojnë pasojat e plagosjes së të riut, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përdorimit të forcës nga efektivët e policisë gjatë protestës.a.b





