Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dita e 9-të e protestës, studentët në shesh: Rama jepe dorëheqjen

Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit zhvendosen tek sheshi 'Skënderbej'

20:08, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ora 20:00 Nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ protestuesit janë zhvendosur në sheshin ‘Skënderbej’

Protestuesit thërrasin “Rama jepe dorëheqjen’! apo ‘Pa dorëheqje nuk ndalojmë’.

Ndërkohë kordonët policorë po ruajnë godinat ministrive.

Ndryshe nga mbrëmjet e tjera kur sheshi u kthye në një ‘arenë lufte’ e dhune nga policia drejt protestuesve, mbrëmja sot është e qetë.

Nesër në orën 10:00 është njoftuar një tjetër protestë, pikërisht kur është thirrur dhe seanca plenare në parlament.

‘Ka një numër të konsiderueshëm qytetarësh në shesh’ raporton gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco