Protestuesit janë vendosur në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria. Një prej protestueseve bëri thirrje që nesër në orën 09:00 të mblidhen përpara Kuvendit.
Prej dy ditësh, edhe pedagogët janë bashkuar me protestuesit. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që e akuzojnë se drejton një qeveri të mbushur me skandale të panumërta korrupsioni.
Ndërsa protesta studentore në Tiranë ka hyrë në ditën e nëntë të revoltës, përplasjet me policinë vijojnë, ashtu si edhe akuzat dhe replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe studentëve protestues.
Të martën, OSBE-ja i bëri thirrje policisë të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve.
Gjatë nëntë ditëve të protestës, studentët janë dhunuar barbarisht nga efektivët e policisë, ku këta të fundit i kanë qëlluar edhe me plumba gome në të gjithë pjesët e trupit, duke u rrezikuar jetën.
Ndërkohë, rasti i këngëtarit, Capital T, është një tjetër shembull i tensioneve dhe presionit të raportuar gjatë protestës, ku nuk janë kursyer as figurat publike dhe as gazetarët.
Studentët vijojnë të kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre, ndërsa situata mbetet e tensionuar.












