Komuna e Fushë Kosovës ka vazhduar realizimin e projekteve infrastrukturore, me asfaltimin e rrugës në “Lagjen 28”, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe kushteve të qarkullimit për banorët e kësaj zone.

Sipas njoftimit të komunës, punimet janë përcjellë nga afër edhe nga drejtori i Infrastrukturës, Arianit Tërmkolli.


Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e infrastrukturës në të gjitha pjesët e territorit të saj. /Telegrafi/