E bija e Jakup Krasniqit: Babai refuzon kujdesin e mjekëve në Hagë
E bija e Jakup Krasniqit, Gresë J. Krasniqi, ka njoftuar se babai i saj refuzon kujdesin e mjekëve në Hagë. Sipas saj, gjatë një telefonate, Jakup Krasniqi i ka thënë se i është mohuar çdo e drejtë njerëzore prej gjashtë vitesh dhe se, për këtë arsye, nuk e dëshiron as kujdesin e tyre.
Në një reagim në Facebook, Gresë J. Krasniqi ka treguar se i ati i ka bërë të ditur se nuk do të pranojë më asnjë kujdes nga mjekët.
“Para një muaji, Babi u dënua me 25 vjet burgim.
Sot, gjatë një telefonate, më tha: ‘Erdhën disa doktorë për të më kontrolluar, natyrisht që i refuzova. Jam këtu pa të drejtë, më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet, prandaj nuk më duhet as kujdesi i tyre. Ju të jeni të informuar se unë nuk do të pranoj më asnjë kujdes nga ana e tyre.’
Si bijë, natyrisht që u shqetësova. Babi është në një moshë kur ka nevojë për kujdes të veçantë.
Por, si njeri që i kam kaluar 30 vitet e jetës sime duke e njohur dashurinë dhe lirinë, a mund ta detyroj një njeri tjetër, i cili e ka kaluar gjithë jetën e tij me sakrifica dhe që, me këtë dënim të fundit, pritet të kalojë mbi 35 vjet në burgje, t’i përshtatet një sistemi që i ka sjellë vetëm vuajtje dhe padrejtësi?
Si mund t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre institucioneve, kur ai ndihet i tradhtuar pikërisht nga drejtësia që duhej ta mbronte?
U ndjeva aq e pafuqishme përballë kësaj fuqie ndërkombëtare kaq të padrejtë.
‘Ne jemi këtu, Babi. Të duam të fortë, të duam të shëndetshëm.’
Kaq pata fuqi t’i them.
Dënimi i Babit nuk është një gabim që pret të korrigjohet. Është një padrejtësi!”, shkroi Gresë J. Krasniqi.
Kurti takon Kos në Mal të Zi: E rëndësishme mbështetja për statusin e vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim
Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë
Brukseli thirrje Beogradit: Jepini fund dhënies së shtetësisë me procedurë të përshpejtuar për rusët
- 20:57 Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian
- 20:47 Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Dy cenueshmëri kritike rrezikojnë funksionimin e faqeve dhe web-eve
- 20:35 Protesta e studentëve, të rinjtë njoftojnë tubimin e radhës: Nesër në orën 09:00 para Parlamentit
- 20:34 Kurti takon Kos në Mal të Zi: E rëndësishme mbështetja për statusin e vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim
- 20:24 Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente
- 20:14 Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë