Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën studentore.
Slotkin thekson se populli shqiptar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore dhe t’i mbajë përgjegjës zyrtarët e zgjedhur. Po ashtu shton se, qeveria shqiptare ka detyrën të mbështesë sundimin e ligjit, të mbrojë protestuesit nga përdorimi i tepërt i forcës policore, të pastrojë korrupsionin dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve.
“Gjatë ditëve të fundit, kam marrë një mori telefonatash shqetësuese nga banorët e Miçiganit në lidhje me dhunën në rritje në Shqipëri, ndër të tjera në vende të tjera evropiane.
Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore dhe t’i mbajë përgjegjës zyrtarët e zgjedhur. Po kështu, qeveria shqiptare ka detyrën të mbështesë sundimin e ligjit, të mbrojë protestuesit nga përdorimi i tepërt i forcës policore, të pastrojë korrupsionin dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve. I bëj thirrje të dyja palëve të bëjnë gjithçka që munden për të ulur tensionet dhe për të gjetur një mënyrë paqësore për të ecur përpara.”- shkruan ajo në X.
Over the last few days, I’ve gotten a bunch of concerned calls from Michiganders about the escalating violence in Albania, among other European countries.
The Albanian people have the right to protest peacefully and hold their elected officials accountable. Likewise, the Albanian government has a duty to uphold the rule of law, protect protestors against the excessive use of police force, clean up corruption, and respond to citizens’ concerns. I urge both sides to do all they can to deescalate and find a peaceful way to move forward.
— Sen. Elissa Slotkin (@SenatorSlotkin) October 20, 2026













