“Na ka trajtuar me përbuzje dhe tallje”, studentja i përgjigjet Ramës: Do të na fusë në kurth

21 Tetor 2026 | 21:41

Studentja, Hana Spahiu e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën studentore dhe kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Duke e cilësuar ftesën e kreut të qeverisë si një kurth, Spahiu theksoi se për 135 ditë protestash paqësore, qeveria është përgjigjur me përbuzje dhe arrogancë.

Ajo e cilësoi Shqipërinë si një shoqëri jo demokratike, por si një “autokraci elektorale”, duke u mbështetur në vlerësimet e instituteve ndërkombëtare.

“135 ditë që protestat ishin 100% paqësore, kryeministri e ka trajtuar vetëm me përbuzje, me tallje dhe me arrogancë dhe është nevojitur fatkeqësisht eskalimi i protestës dhe kjo dhuna që përmendi dhe zoti Bido është nevojitur në mënyrë që kryeministrit t’i vijë pak frika ta kuptojë që shqiptarët nuk janë dele që do t’i binden përjetësisht dhe tani ai kërkon dialog.

Ky është thjesht një kurth. Dialog, ai ka patur 13 vite në pushtet mundësi të bëjë dialog me publikun. Ka patur 13 vite në pushtet në mënyrë që të rregullonte kushtet në spitale, në shkolla, në mënyrë që të rriste pensionet të cilat vazhdojnë të jenë 100€, nuk dalin as për ilaçet më bazike.

Ai ka patur 13 vite mundësi. Unë nuk dua të dialog kryeministri është autokrat. Kryeministri nuk është, nuk është zgjedhur në një mënyrë demokratike. Shqipëria nuk është një shoqëri demokratike. Shqipëria është një autokraci elektorale.

Këtë cilësim nuk e bëj unë. Këtë cilësim e bëjnë institutet ndërkombëtare të vlerësimit të demokracisë. Ne këtu e dimë shumë mirë sistemin e patronazhit. Ne këtu e dimë shumë mirë fryerjen e administratës publike. Dimë shumë mirë dhe raportimet që bëhen për blerje votash”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Dy cenueshmëri kritike rrezikojnë funksionimin e faqeve dhe web-eve

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK këtë të mërkurë ka dalë me një reagim për institucionet, bizneset dhe administratorët e sistemeve, lidhur me cenueshmërinë e...
20:47 | 21/10/2026

Protesta e studentëve, të rinjtë njoftojnë tubimin e radhës: Nesër në orën 09:00 para Parlamentit

Pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit u larguan përmes një marshimi drejt sheshit “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet kundër qeverisë. Me mbërritjen në...
20:35 | 21/10/2026

Ministrja Ibrahimaj: Dhuna në protesta, efekt në ekonominë shqiptare! Sqaron edhe programin e ‘Garancisë rinore’

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në një lidhje live me gazetarin Ilir Kazaferi në Euronews Albania ka folur lidhur me dëmet e shkaktuara nga...
19:11 | 21/10/2026