“Nuk e pranoj që një polic të shkelë një 16-vjeçar”, Jupi debat me Moravën dhe Bidon
Një debat i fortë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë mes të ftuarve në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania. Në debat janë përfshirë pedagogia Taulanta Jupi, gazetarja Kostana Morava dhe deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido.
Pedagogia Jupi dënoi ashpër përdorimin e forcës ndaj protestuesve të neutralizuar, duke e cilësuar atë si shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.
Nga ana e saj, gazetarja Kostana Morava theksoi se situata në terren shpesh kalon në anarshi nga turma e protestuesve. Ndërsa Bido gjatë fjalës së tij theksoi se forca e një vendi i takon ligjërisht vetëm shtetit dhe se askush tjetër nuk ka të drejtë ta ushtrojë atë.
Diskutimet:
Jupi: Unë jam çdo ditë prej 25 vitesh në kontakt me studentët, por lutem, nuk po e relativizoj. Po nëse një polic e neutralizon një fëmijë, një 16 vjeçar, një 20-vjeçar. Dhe pasi e neutralizon e shkel me këmbë me shkopa gome me shkelma. Kjo është një shkelje flagrante e të drejtës për të protestuar.
Morava: Është një turmë që krijon një anarshi. Po e neutralizoni dot ju një turmë njerëzisht të vegjëlish, është e pamundur. Nuk jam dakord. Aq më tepër fëmijë me maska, të armatosur me armë të ftohta. jo, kjo nuk është normale.
Bido: Pra Taulanta i bie se kur ka zjarr në institucione dhe biznese, duhet të venë e të puthen ata që e bëjnë.
Jupi: Qoftë si pedagoge jam e ndjeshme kur shikoj që një fëmijë aty apo njëri i neutralizuar vijon me të drejtat e tij të shqyhet në shkelma nga policia e shtetit. Në nëntë ditë nuk ka vepruar si polici e shtetit po ka vepruar si një polici që mbron pushtetin e Edi Ramës.
Bido: Ne në debatin publik duhet ta themi me zë të plotë atë që është e padiskutueshme, që forcën në një vend nuk e ushtrojnë, nuk ka të drejtë ta ushtrojnë as protestuesit, as partitë politike, as individët. Ka të drejtë ta ushtrojë vetëm policia e shtetit brenda kufijve të ligjit. Kjo që sapo thashë është e padiskutueshme.
“Na ka trajtuar me përbuzje dhe tallje”, studentja i përgjigjet Ramës: Do të na fusë në kurth
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Dy cenueshmëri kritike rrezikojnë funksionimin e faqeve dhe web-eve
Protesta e studentëve, të rinjtë njoftojnë tubimin e radhës: Nesër në orën 09:00 para Parlamentit
- 21:55 “Na ka trajtuar me përbuzje dhe tallje”, studentja i përgjigjet Ramës: Do të na fusë në kurth
- 21:51 Gazetarja – studentes: Këtë protestë nuk do të mund ta bënit në një vend jodemokratik
- 21:49 Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit
- 21:27 Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet
- 21:17 Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn
- 21:07 E bija e Jakup Krasniqit: Babai refuzon kujdesin e mjekëve në Hagë