Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21 Tetor 2026 | 22:16

Policia kolumbiane ka sekuestruar 7.6 ton kokainë të destinuar për në Holandë në portin e Kartagjenës. Kështu njoftoi të martën Presidenti Abelardo de la Espriella.

“Policia Kombëtare sapo ka arritur sekuestrimin më të madh të kokainës në portin e Kartagjenës në 10 vitet e fundit”, shkroi ai në X.

Sipas Policisë Kombëtare të Kolumbisë, droga ishte fshehur mes sheqer kallamit të parafinuar, dhe u gjet nga drejtoria e saj kundër narkotikëve në një operacion të koordinuar me Administratën Amerikane të Zbatimit të Ligjit për Drogën (DEA).

De la Espriella tha se forcat e sigurisë kishin sekuestruar 132 ton kokainë, me vlerë rreth 6.1 miliardë dollarë, në 75 ditët e para të qeverisë së tij.

“Nuk ka armëpushim kundër narkoterrorizmit! Çdo dozë që parandalojmë të arrijë në rrugë shpëton jetë dhe çdo dollar që u marrim atyre dobëson strukturat e tyre kriminale”, shtoi ai.

Shërbimi i Prokurorisë Publike Holandeze (OM) konfirmoi se dy holandezë ishin arrestuar në Kolumbi. Sipas Agjencisë së BE-së për Drogën, 330 ton kokainë u sekuestruan në BE në vitin 2024, nga 419 ton në vitin 2023.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të hënën nga rënia e mbetjeve të një droni që synonte një strukturë në fushën...
22:15 | 21/10/2026

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

Papa Leo nuk do të ketë nevojë për terapi të mëtejshme pasi iu nënshtrua operacionit për kancer në mushkëri javën e kaluar. Mjekët e tij...
21:49 | 21/10/2026

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

Zyrtarët po hetojnë një shpërthim të një rezervuari në Toledo të Ohajos, i cili lëshoi ​​një substancë kimike në ajër, duke shkaktuar një evakuim masiv...
21:27 | 21/10/2026