Beogradi fton Moskën në zgjedhje, vëzhguesit rusë do të jenë në qendrat e votimit

Rusia pret që qeveria e re e Serbisë të mos devijojë nga kursi i bashkëpunimit me Moskën, ndërsa përgatitet të dërgojë vëzhguesit e saj në zgjedhjet parlamentare serbe të 25 tetorit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, deklaroi se Moska llogarit në vazhdimin e bashkëpunimit me Beogradin, duke e bërë të qartë se pret vazhdimësi në raportet mes dy vendeve edhe pas formimit të qeverisë së re.

Në një kohë kur Serbia vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me Rusinë, pavarësisht presionit për t’u përafruar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, deklaratat e Moskës vijnë si një sinjal i qartë për pritshmëritë e saj ndaj udhëheqjes së ardhshme serbe.

Zaharova njoftoi se, me ftesë të palës serbe, përfaqësues rusë do të marrin pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Në mesin e tyre do të ketë delegacione nga të dy dhomat e Asamblesë Federale ruse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe përfaqësues në kuadër të misionit të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura dhe të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.

Vëzhguesit rusë pritet të jenë të pranishëm në qendrat e votimit në mbarë Serbinë ditën e zgjedhjeve.

Zëdhënësja ruse i cilësoi përgatitjet për zgjedhjet si zhvillime që po ecin me ritme të shpejta dhe brenda procedurave kushtetuese demokratike.

“Ne nuk mund të mos vërenim se përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në Serbi, të cilat do të mbahen më 25 tetor, po zhvillohen me ritme të shpejta dhe brenda procedurave kushtetuese demokratike”, deklaroi ajo, sipas RT Balkan.

Zaharova kujtoi gjithashtu se përfaqësues serbë kishin vëzhguar zgjedhjet për Dumën Shtetërore të Rusisë, duke e cilësuar këtë praktikë si të dobishme dhe efikase.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika