Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    BE i përgjigjet Moskës: Ballkani Perëndimor e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian

    Grabitje me armë në shtëpinë e Sergio Ricos, lidhin portierin dhe kërcënojnë familjen e tij

    SHBA vendos sanksione ndaj një firme ligjore, hetohet edhe një bankë greke për lidhje me Iranin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » BE i përgjigjet Moskës: Ballkani Perëndimor e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian
    Botë

    BE i përgjigjet Moskës: Ballkani Perëndimor e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian

    October 21, 2026

    Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Rusisë për vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në bllok, duke theksuar se lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja është pjesë e rëndësishme e procesit të integrimit.

    Reagimi i Brukselit vjen pas deklaratave të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila pretendoi se anëtarësimi në BE nënkupton edhe përafrimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Unionit ndaj Moskës, përfshirë sanksionet kundër Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën.

    I pyetur se si mund të mbrohen vendet kandidate nga këto paralajmërime, Komisioni Evropian theksoi se mbrojtja e procesit të integrimit nga manipulimi i informacionit është thelbësore.

    “Lufta kundër manipulimit të informacionit nga jashtë, dezinformimit dhe kërcënimeve të tjera hibride është pjesë përbërëse e procesit të anëtarësimit”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

    Brukseli e cilëson Bashkimin Evropian si partnerin kryesor politik, ekonomik dhe strategjik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, analistët vlerësojnë se Moska po përpiqet gjithnjë e më shumë ta paraqesë rrugën evropiane si një zgjedhje mes integrimit në BE dhe ruajtjes së marrëdhënieve me Rusinë.

    Mali i Zi këmbëngul në rrugën evropiane

    Përplasja e fundit diplomatike pasoi vendimin e Malit të Zi për të hequr, nga nëntori, regjimin pa viza për shtetasit rusë. Ambasada ruse në Podgoricë e cilësoi këtë masë si “veprim armiqësor”.

    Autoritetet malazeze, nga ana tjetër, theksuan se anëtarësimi në BE mbetet objektiv strategjik dhe se vendimet e politikës së jashtme merren në mënyrë të pavarur, në përputhje me interesat kombëtare dhe vullnetin e qytetarëve.

    Podgorica argumenton se përafrimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së është pjesë e detyrimeve që lidhen me rrugëtimin evropian, dhe jo një veprim i drejtuar kundër Rusisë.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme malazeze, mbi 80 për qind e qytetarëve të vendit mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë përafruar gjithashtu politikat e tyre të jashtme dhe të sigurisë me ato të BE-së, përfshirë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. Bosnje-Hercegovina nuk i zbaton plotësisht të gjitha vendimet e Brukselit, për shkak të ndarjeve dhe vështirësive në procesin e vendimmarrjes, ndërsa Serbia mbetet i vetmi vend i rajonit që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

    Mesazhi rus, i lidhur edhe me zgjedhjet në Serbi

    Analistët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë vlerësojnë se deklarata e Zakharovës mund t’i drejtohet veçanërisht Serbisë, ku zgjedhjet parlamentare janë parashikuar të mbahen më 25 tetor.

    Kurt Bassuener, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit, argumenton se deklarata mund të synojë të ndikojë në klimën politike para zgjedhjeve, duke e paraqitur votimin si një zgjedhje mes orientimit evropian dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

    Sipas tij, Moska po e sheh gjithnjë e më shumë Bashkimin Evropian si kundërshtarin e saj kryesor, ndryshe nga periudha kur përdorte më gjerësisht termin “Perëndimi kolektiv”.

    Edhe Dimitrije Milliq, nga organizata “Rruga e Re e Tretë”, mendon se mesazhi rus i drejtohet kryesisht Beogradit, pasi Serbia është i vetmi vend i rajonit që nuk e ka përafruar plotësisht politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

    Të dy analistët vlerësojnë se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor është dobësuar krahasuar me të kaluarën, por theksojnë se Moska ruan ende mundësi për të ushtruar ndikim politik dhe për të nxitur paqëndrueshmëri. Bassuener i bën thirrje BE-së të forcojë praninë e saj në rajon, veçanërisht përmes misionit EUFOR në Bosnje-Hercegovinë.

    Serbia mbetet më e afërta me Moskën

    Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ndjekur qëndrime të ndryshme ndaj Rusisë.

    Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s dhe të harmonizuara me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Kosova, megjithëse nuk ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ndjek gjithashtu qëndrimet e Unionit për sanksionet ndaj Rusisë.

    Në Bosnje-Hercegovinë, kundërshtimi i autoriteteve të Republikës Sërpska, të lidhura politikisht me Millorad Dodikun, ka penguar miratimin e disa masave kundër Moskës.

    Serbia, ndërkohë, vazhdon të ruajë lidhje të afërta politike dhe energjetike me Rusinë. Beogradi nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, ndërsa varësia nga gazi rus mbetet një çështje e rëndësishme për sektorin energjetik të vendit.

    Një tjetër çështje që kërkon zgjidhje është pronësia e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), ku janë të përfshira kompania ruse Gazprom Neft dhe kompania hungareze MOL.

    Pavarësisht lidhjeve që disa vende të rajonit ruajnë me Moskën, Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh tregtar i vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

    ballkani Evropian Moskës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    BE i përgjigjet Moskës: Ballkani Perëndimor e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian

    October 21, 2026

    Grabitje me armë në shtëpinë e Sergio Ricos, lidhin portierin dhe kërcënojnë familjen e tij

    October 21, 2026

    SHBA vendos sanksione ndaj një firme ligjore, hetohet edhe një bankë greke për lidhje me Iranin

    October 21, 2026

    Alarm për cilësinë e ajrit në Rinas, udhëtarët largohen nga një zonë e aeroportit

    October 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.