INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Pas eksperiencës në Big Brother, Loredana Brati gati për një tjetër sfidë televizive, ja ku do e shohim tani

Pas eksperiencës në Big Brother, Loredana Brati gati për një tjetër sfidë televizive, ja ku do e shohim tani

Publikuar më: 10:19 21-10-2026

Loredana Brati pritet të rikthehet në ekran, këtë herë në Kosovë dhe në një rol të ri për të. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” raportohet se do të jetë pjesë e këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”.

Sipas burimeve Loredanës i është besuar moderimi i emisionit “Big Talk”, formatit që shoqëron spektaklin e njohur.

Kështu, pas eksperiencës së saj si banore në BBVA, ajo pritet të provojë veten në një tjetër dimension televiziv, duke kaluar nga roli i konkurrentes në atë të moderatores.

Mbetet për t’u parë se si do të përshtatet Loredana me këtë format të ri dhe si do ta presë publiku në këtë eksperiencë televizive.